Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka komentuar drekën e një dite më parë me ish-presidentin e Republikës, Rexhep Meidani dhe ish deputetin e PS, Koço Kokëdhima. Meta tha se kishte planifikuar prej kohësh drekën me ish kreun e Shtetit, Meidani, ndërsa Kokëdhima ishte rastësisht në ambientet e hotel Grand, pasi siç kujtoi ai, ka dhe shtëpinë aty afër.
“Kam pasur një drekë të planifikuar me profesor Meidanin dje. Z.Kokëdhima ka qëlluar rastësisht aty, pasi ka dhe shtëpinë afër hotelit, ka qëndruar një pjesë të kohës me ne dhe më pas është larguar”, u shpreh Meta qe ndersa i pyetur nga gazetarët nëse gjatë takimit me z.Meidani është diskutuar për qeverinë teknike, nisur nga një propozim i hedhur nga vetë kreu i LSI-së disa javë më parë, Meta tha se ky nuk është një opsion për mazhorancën. Për kreun e LSI-së koalicioni qeverisës vijon punën në përmbushje të detyrimeve ndaj qytetarëve shqiptarë.
Z.Meidani Kryeministër i qeverisë teknike?
Mendoj se kjo është një pyetje pa vend sepse nuk ekziston një opsion i tillë. Në rast se ka një keqkuptim për propozimin tim në një situatë të ndryshme disa ditë para 21 korrikut, ajo ishte thjesht me qëllimin për të bërë çdo gjë për të miratuar reformën”, tha Meta, por askush nuk mund te garantoje qe meqe i funksionoi nje here kryetari i Kuvendit nuk do ta perdore perseri dhe nese heren tjetret ne menyre te vertete ose jo…