Home KRYESORE Ministri i Jashtëm serb kundër Era Istrefit, e përmend në OKB

Ministri i Jashtëm serb kundër Era Istrefit, e përmend në OKB

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç, sot në mbledhjen e Këshllit të Sigurimit, ka përmendur gjendjen e Kishës e cila ndodhet në objektin e Universitetit të Prishtinës.

Daçiç duke folur për gjendjen e rëndë të objektit, i cili ishte ndërtuar në masa të dhunshme në oborrin Universitar në Prishtinë, tha se kjo Kishë është shëndërruar në tualet publik, por Daçiç nuk ka lënë pa permendur se kisha ortodokse serbe po shfrytëzohet edhe për videoklipe të këngëtarëve, shkruan Magazina.al

Kujtojmë se këngëtarja kosovare Era Istrefi, ka realizuar brenda objektit në fjalë klipin “E dehun”, i cili atë kohë ngjalli reagime të shumta të komunitetit serb në Kosovë dhe Serbi.

 

Share: