Faqja Komuniteti Himarjot ne Facebook ben me dije se jane ndaluar pronaret Gjikopulli nga Policia e shtetit ne Dhermi.
Sipas kesaj faqeje, Ambasada Greke ne Tirane, po interesohet prane autoriteteve policore per arsyen e ndalimit te tyre, pasi ata jane njekohesisht me prejardhje dhe nenshtetesi greke.
Sipas deklaratave ne polici te pjesetareve te familjes Gjikopulli, ata u mblodhen se bashku rreth 20 vete, dhe shkaterruan nje vile te ndertuar arbitrarisht ne token e tyre nga nje person qe e kishte ndertuar me vite me pare.
Sipas kesaj faqeje ky person eshte gazetari i emisionit investigativ “Stop” Saimir Kodra, ish kandidat per Deputet i PS ne Zonen e Librazhdit, i cili kishte ndertuar vilen dhe me pas ishte ne proces legalizimi ne pronen e Simo Gjikopulli.
Sigurisht qe pala e demtuar ka bere kallxim ne Polici dhe eshte vepruar ne ndalimin e tyre. Priten veprimet e metejshme ligjore. Situata e pronave ne Shqiperi eshte shume komplekse dhe ne menyre te vecante ne bregdet.
Ps: Foto eshte e arkivit