Një rrugë në Kosovë në në kujtim të Beau Biden. Nënpresidenti amerikan, Joe Biden, më 17 gusht merr pjesë në një ceremoni, ku një rrugë në afërsi të kampit ushtarak Bondsteel në Kosovë, do ta mbajë emrin e djalit të tij të ndjerë, Beau Biden.
Por, kush ishte Beau Biden? Beau Biden është djali i ndjerë i zëvendëspresidentit të SHBAve, Joe Biden i cili kishte ndërruar jetë me 6 janar të vitit 2015 nga sëmundja e kancerit.
Beau Biden, kishte punuar në Kosovë në vitin 199899 pas luftës, duke ndihmuar në trajnimin e prokurorëve dhe gjykatësve vendas për organizatën për siguri dhe bashkëpunim në Evropë (OSCE). Beau Biden ishte edhe Prokuror i Përgjithshëm në Delaware ndërsa për një kohë kishte shërbyer edhe me Forcat Amerikane në Irak.
Në inaugurimin e rrugës me emrin e tij sot do të marrin pjesë babai i tij Joe Biden dhe fëmijët e tij Natalie e Hunter./Opinion.al