Home KRYESORE Palca kurrizore i ka dalë jashtë funksionit, familjarët kërkojnë ndihmën tuaj për...

Palca kurrizore i ka dalë jashtë funksionit, familjarët kërkojnë ndihmën tuaj për 14-vjeçaren

Rasti i një vajze, e cila vuan nga një sëmundje e rrallë, të cilën mjekët në Shqipëri nuk kanë mundur dot ta identifikojnë, ka ardhur ditën e sotme në redaksinë e Jetaoshqef.al. Rastin e ka denoncuar kushërira e 14-vjeçares së prekur nga sëmundja e palcës kurrizore.
Ajo thotë se vajza e dajës së saj është diagnostikuar me një sëmundje të rrallë dhe ka nevojë për transplantin e palcës, i cili kushton shumë, ndërsa jeta e saj është në rrezik. Sipas mesazhdërgueses, palca kurrizore e 14-vjeçares që shikoni edhe në foto prodhon shumë pak qeliza, por që edhe ato i shkatërron.

Dikush ishte ofruar fillimisht që ta merrte për kurim në Greqi, por kur kanë parë se operacion i dhe trajtimi ishte shumë i shtrenjtë, ka hequr dorë. Prindërit e vajzës, Lavdie Zykaj nuk janë në gjendje të mirë ekonomike dhe siç mësohet nga rrëfimi i kushërirës, babai i të sëmurës shiti dhe gjakun e trupit të tij për të lehtësuar dhimbjet e së bijës, por nuk ia doli dot ta kurojë./JetaOshQef

Share: