Home KRYESORE Paloka Ramës: “SHQUPI ta SHQEPI dy herë. E treta e vërteta”

Paloka Ramës: “SHQUPI ta SHQEPI dy herë. E treta e vërteta”

E ashpër ka qenë kundërpërgjigja e kryetarit të grupit të PD-së Edi Paloka në adresë të Kryeministrit Edi Rama pas reagimittë këtij të fundit ndaj Lulzim Bashës për kohezionin brenda selisë blu.

Paloka i kujtoi Edi Ramës se: “SHQUPI ta SHQEPI dy herë. E treta e vërteta”, duke iu referuar këtu dy fitoreve domethënëse të opozitës së pari me ligjin e Dekriminalizimit dhe së dyti fakti që Edi Rama u detyrua të pranonte të gjitha kërkesat e opozitës për Reformën në Drejtësi dhe ta votonte atë vetëm me konsensusin e PD-së.

Një tjetër pjesë e reagimit të Palokës ka të bëjë edhe me batutën e Ramës kur i trajtonte Bashën si një zhgënjim për “babain” e tij. “E ke kompleks ceshtjen e babait dhe djalit prandaj e perdor pa kriter” – është shprehur Paloka.

Share: