Home KRYESORE Paparaci i “Panorama Plus” ka fotografuar dy zonja te qeverisë ne plazh!...

Paparaci i “Panorama Plus” ka fotografuar dy zonja te qeverisë ne plazh! Shikojini kush jane!

Ministret e qeverisë Rama kanë zgjedhur jugun për të pushuar e për të bërë plazh. Paparaci i “Panorma Plus” ka fotografuar zonjat e qeverisë, ministren e Arsimit Nikolla dhe atë të Ekonomisë, Ekonomi, në momentet e tyre të relaksit në jug.

Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla, ka qenë jo pak herë në ciklonin politik, sepse dihet që sektori që ajo mbulon, arsimi, është mjaft delikat dhe një sektor që ka të bëjë me jetën e çdo familjeje, me fëmijët e tyre.

nikolla

Megjithatë, siç e ndjekim vazhdimisht në prononcime të ndryshme, është pak e vështirë që ta bësh zonjën Nikolla të ngrejë zërin, edhe nëse argumenti në fjalë mund të të nxisë për një veprim të tillë.

nikolla1

Ka preferuar që në jetën publike të jetë gjithmonë brenda kufinjve të një edukate qytetare dhe intelektuale, duke rrëzuar kështu mitin, sipas të cilit gratë e egra dhe pak agresive janë ato që bëjnë karrierë.

Kështu Nikolla ka arritur në vitin e tretë të karrierës së saj si ministre Arsimi dhe është në krye të shumë reformave që ideon institucioni që ajo drejton. Për sa i përket jetës private, në dimë që zonja Nikolla ka vetëm një vajzë, e cila vazhdon studimet jashtë. Por për pushimet e verës, ajo ka preferuar që me bashkëshortin dhe vajzën të shkojnë në Jug, në Dhërmi.

nikolla2

Por, nëse gjithë të tjerët vrapojnë te deti i mrekullueshëm i këtij plazhi, zonja Nikolla ka preferuar të rrijë në qetësi, në pishinën e hotelit. Nuk mungon asnjëherë sharmi i saj, edhe pse në plazh zonjat janë të privuara nga tualetet dhe krehjet.

Gjatë orëve të plazhit, zonja Nikolla duket mjaft e përkushtuar ndaj vajzës dhe bashkëshortit, duke i lyer herë pas here me krem kundër diellit.

Ministrja e Ekonomisë Ekonomi, pushime ekonomike me miqtë

Milva Ekonomi, dukej se gjeti Ministrinë që bënte për të, jo vetëm sepse është ekonomistë në profesion dhe i shkon fiks, por edhe sepse mbiemrin e ka Ekonomi, një rastësi kjo shumë interesante.

milva2

Një zonjë e urtë dhe shumë profesioniste, Ekonomi zëvendësoi ish-ministrin e Ekonomisë Arben Ahmetaj pak muaj më parë, ndërkohë që ky i fundit u bë ministër Financash.

Ndryshe nga pjesa më e madhe e ministrave të kësaj qeverie, të cilët kanë preferuar Dhërmiun dhe hotelet e mira, Ekonomi ka bërë diçka tjetër, mbase mund të ketë ndjekur edhe zakonet e pushimeve që ka pasur gjithnjë edhe kur nuk ishte ministre.

milva1

Ajo është fotografuar nga paparaci ynë në Qeparo, së bashku me një grup të madh mikeshash. Aty mësuam se Ekonomi kishte zgjedhur një hotel modest për fundjavën e saj, ose mbase edhe për pushime më të gjata./Panorama.al

milva

 

Share: