Gjithçka ka nisur pas një deklarate tek Report TV të zv. Ministrit te Mbrojtjes Petro Koçit, i cili tha: “Nuk e shoh Mejdanin si protagonist politik por me shume si nje analist. PS-LSI mund te funksionoje edhe pas 2017. Duhet bere nje nalize ne fund te 4 vjecarit e te percaktohet si do funksionoje ne te ardhmen koalicioni. PS mbetet forca politke me progresiste ne vend. Koalicioni qe ra ishte ai mes PD dhe sistemit te drejtesise”.
Duket se I menjehershëm ka qene reagimi i Denion Meidanit djali i ish presidentit.Rexhep Mejdanii cili në Facebook ka shkruar se, “Më çojnë mesazhe ka thënë ky keshtu e ai ashtu…miq te dashur besoj se ska problem per sa kohe standarti eshte qe ai i thote vetes kryetar partie le te thote dhe per nje politikan te vjeter ne zanat qe eshte analist. Ne fund te dites forca e analizes dhe integriteti eshte cfare sherben e vleresohet ne politiken perendimore, intriga e servilizmi ne ate lindore. Per me teper, sot ne Shqiperi cdo etiketim eshte me i nderuar se ai i “politikanit”.
Per sa i perket angazhimit politik ai duhet pare e vleresuar jo brenda batakut te forumeve fallco te rilindjes por ne angazhime nderkombetare, pjesemarrje ne forume me peshe ne bote e ne organizata nga me prestigjiozet por sigurisht dhe ne politiken aktive te vendit por gjithmone ne nje rrafsh intelektual larg pazareve dhe brenda perkujdesjes per te mos u bere pis nga llumi e propaganda rilindase qe dominon cdo medium me mercenare e kamikaze”.
Ndërsa ka reaguar sërish Petro Koçi ish drejtues i PS tashme kryetar i PSV91, në Facebook, duke u shprehur se kam shkruar, “Nuk e shoh Mejdanin si protagonist politik, por me shume si nje analist” dhe nuk besoj se kjo fjali fyen ndokend. Profesori per mua mbetet nje burre i nderuar. Dhe kete vleresim nuk e ndryshoj pavaresisht replikes se pavend…