Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do ta vizitojë Beograd më 13 tetor kur dhe do të promovohet libri i tij Kurban në gjuhën serbe.
Rama do të marrë pjesë edhe në Forumin e Sigurisë që do të mbahet më 12 – 13 tetor në Beograd, njofton gazeta “Danas” dhe shton se kryeministri i Shqipërisë më 14 tetor do të udhëtojë në Nish ku do të organizohet takimi i ekonomistëve të Shqipërisë e Serbisë, shkruan Koha.net.
Nuk dihet nëse në këtë projekt do të përfshihet edhe pjesa e autostradës së Kosovës nga Merdari deri në Morin.
Veç kësaj, sipas gazetës e sipas informacioneve të pakonfirmuara, në Nish do të promovohet projekti i përbashkët Serbi – Shqipëri i autostradës Nish-Durrës që pastaj do t’i dërgohet Brukselit.
Më herë ishte njoftuar se një takim ndërqeveritar Serbi – Shqipëri do të mbahet në Nish.
Sipas njoftimeve të Rel në serbisht, ky takim do të mbahet pas një muaji./syri.net