Home KRYESORE Policia franceze detyron gruan myslimane të heqë burkën

Policia franceze detyron gruan myslimane të heqë burkën

Urdhëri për t’i ndaluar burkën në Francë rrezikon të kthehet në një problem të madh, sikurse u pa sot kur disa policë të armatosur me spraj me piper dhe shkopinj gome marshuan në një plazh dhe urdhëruan një grua që të zhvishej, raporton Mapo.

Katër policë trupëmëdhenj iu drejtuan një gruaje në moshë të mesme, e cila po merrte qetësisht rreze dielli në plazhin e Nicës Promenade des Anglais – jo shumë larg skenës së terrorit në Ditën e Bastijës – dhe qëndruan duke parë teksa ajo hiqte veshjen myslimane.

Mësohet se gruaja u paralajmërua që të mos e veshë më rrobën e saj dhe mori një gjobë për shkelje administrative.

Share: