Nga Ylli Dylgjeri
Qemal Stafa leu në qytetin e Elbasanit, ne 20 Mars te 1920, i biri i Hasan Ahmetit dhe Sabries së Veli Dylgjerit… U vra në 5 Maj 1942.
Sot, pas prishjes përfundimtare të fasadës së stadiumit “Qemal Stafa”, mund të them me dhimbje se Qemali, u vra nga italianët dy herë.Të dy vrasjet i janë bërë në Tiranë.
Fillimisht nga pushtuesit italiane në 5 Maj 1942, dhe vrasja e dytë nga partnerët italianë (studio e arkitektures) dhe konçesionari shqiptar i prishjes dhe ndërtimit të Arenës Kombëtare.
Vrasja e parë ndodhi në Tiranë, në një barakë anës një spitali.
Vrasja e dyte, ndodhi afër kryeministrisë, prapa sheshit “Nënë Tereza”, më 10 Gusht 2016.
Me prishjen përfundimtare të fasadës së stadiumit “Qemal Stafa”, mund të them tashmë, edhe sipas dëshmitarëve historik, se vrasjet kane ndodhur në dijeninë e perfaqësuesve të së majtës shqiptare.
Në vrasjen e pare në dijeni të komunisteve, dhe në të dytën në dijenine “Rilindasve” shqiptarë.
S’më mbetet gjë tjetër të them në këtë promemorie të shkurtër, si vazhdues i familjes Dylgjeri, familje nga rrjedh dhe Heroi Popullit Qemal Stafa, përulem me nder përpara jetës dhe veprës së Tij.
I paharruar në jetë kujtimi i Qemalit!