Home KRYESORE Qeveri teknike ? Vertet ?

Qeveri teknike ? Vertet ?

Nga Doriana Metollari

Partia Demokratike kërkon qeveri teknike për ti paraprirë zgjedhjeve të parakohshme. Kërkesa e kreut të PDsë, Lulzim Basha justifikohet për shkak të ‘korrupsionit, hajdutërisë dhe dështimit të kryeministrit aktual Edi Rama për ta penguar Reformën në drejtësi’, tha pak a shumë.

Ndërsa i ka dhënë garancitë e tij kryeparlamentarit Meta se nuk do të pengojë miratimin e motorëve të Reformës, pra 7 ligjeve, Basha kërkon qeveri teknike, dhe në të njëjtën kohë hedh grepat nga LSI për zgjedhjet e ardhshme. A do të ketë koalicion mes PDsë dhe LSIsë për zgjedhjet parlamentare të 2017 ? Ndoshta është herët për t’iu përgjigjur kësaj, por një gjë është e sigurt: loja ka filluar dhe Ilir Metes po ‘i vardisen’ të gjithë.

Në kampin politik është hedhur dhe Ambasadorja e BEsë, ndaj së cilës sot u hodhën disa shigjeta nga mediat, që folën për “pasuritë e saj të padeklaruara në Kroaci” në një bashkëbisedimi me Kreun e PDsë Lulzim Basha. Me tepër sesa një pyetje për Bashën ishte një “llaf i thënë kur sytë e të gjithëve janë aty”. Lulzim Basha la të kuptonte se nuk kishte ndërmend ti përgjigjej kësaj pyetjeje, ‘sepse nuk mund të mbulonte rolin e organeve të BEsë’. Çfarë mund të thoshte tjetër Basha ?

I qeshur ashtu siç mund të ishte dikush që sapo del nga sauna, buzagaz Ilir Meta. Ai nuk pat pikë dëshire të fliste për politikë sot, përveç, reformës në drejtësi kuptohet.

Edi Rama doli në Facebook. Nuk dihet se prej ku. Ai la të kuptonte se dëshira e Bashës për qeveri teknike ishte më shumë endërr. Gjithsesi tani Parlamenti duhet të miratojë dhe 7 ligje të tjera, të një Reforme të cilën e ka shpërndarë vetëm Ambasada amerikane deri tani. Disa deputetë u ankuan për pushimet, por Meta nuk toleroi.

Verë e nxehtë dhe decizive do të jetë kjo për vendin, por më shumë se kaq, tani motorët e baltës janë ndezur dhe për ambasadorët e huaj, atë kroat sidomos, por Vlahutin besoj se ka ardhur e përgatitur në Shqipëri. Sequi di diçka për këtë. Sa për ambasadorin amerikan, duhet një motor i një fuqie më të lartë, që askush nuk është në gjëndje të ndezë deri tani./Hermes News

Epo të na rrojë Reforma njëherë, të tjerat rregullohen.

Share: