Nga Klodian Tomorri
Ministri i Brendshem shkarkon Drejtorin e Policise Rrugore thjesht per show. Per te thene qe qeveria po vepron ndaj rritjes se aksidenteve. Problemi eshte se show nuk e zgjidh hallin dhe njerezit po vdesin neper aksidente njesoj si ne kohe lufte.
Vitin e kaluar, ministri i Transporteve tha se qeveria do ndryshoje filozofine e investimeve ne rruge duke i dhene me shume prioritet sinjalistikes dhe sigurise rrugore. Dhe keshtu ndodhi. Qeveria uli fondet per ndertim rrugesh te reja dhe rriti investimet per sinjalistiken dhe sigurine rrugore.
Po tenderat e sinjalistikes u shnderruan ne afera kriminale korruptive, ku nje grusht kompanish ne bashkepunim me autoritetet kontraktuese vodhen miliona dollare. Pak muaj me pare ceshtja u hetua nga Autoriteti i Konkurrences, i cili deklaroi qartesisht se tenderat ishin te manipuluar, por ai ishte i pafuqishem qe te faktonte manipulimet.
Rezultati? Takspaguesit shqiptare paguan vjet dhjetera milione dollare me shume per sinjalistiken dhe sigurine rrugore, por numri i te vdekurve nga aksidentet u rrit me 2.1 per qind. Por nuk mbaron ketu. Ky vit do jete edhe me i tmerrshem. Gjasat jane qe 2016-a te shenoje rekordin me te zi te 25 viteve per vdekjet nga aksidentet.
Problemi me aksidentet eshte i thjeshte. Nese qeveria do ta kishte mendjen me shume per te bere pune, do kishin vdekur me pak njerez. Por nese fondet vidhen dhe policia rrugore shkrihet per show sa here i teket ministrit sigurisht qe njerezit do te vazhdojne te vdesin si ne kohe lufte.