Home KRYESORE Qeverisja memece e Kosoves, krijon mosbindje popullore

Qeverisja memece e Kosoves, krijon mosbindje popullore

Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Ngjarja qe sapo ndodhi ne Mushtisht te Kosoves eshte nga me te rendat e ketyre viteve te pavaresise. Ajo nxorri ne dukje nje prej aspekteve me te brishta te shoqerise dhe shtetit te Kosoves, pikerisht marredheniet nderetnike shqiptaro-serbe. Perse ndodhi nje ballafaqim i tille?

Kurresesi nuk do mendoja se qytetaret e Kosoves kundershtojne ardhjen e serbeve te thjeshte e te ndershem qe jane larguar nga Kosova nga frika e luftes, pa bere asnje krim, genocid, dhunim apo bastisje te shqiptareve dhe pronave te tyre.

Qytetaret e Mushtishtit jane viktime e territ informativ dhe komunikues nga ana e Qeverise se Kosoves. Ne pergjithesi Qeveria e Kosoves eshte memece me qytetaret e vet. Edhe per qeshtje me interes te madh kombetar dhe per ato me ndjeshmeri te larte qytetare, Qeveria e Kosoves nuk informon paraprakisht opinionin publik dhe nuk komunikon me qytetaret ne menyre permanente dhe interaktive.

Qeveria e Kosoves i vendos qytetaret e saj gjithnje perpara faktit te kryer. Kjo sjellje antidemokratike ka rrenuar besimin midis popullit dhe politikes, midis qytetareve dhe institucioneve te shtetit.

Edhe ne rastin e Mushtishtit, Qeveria e Kosoves nuk ka informuar publikun kosovar dhe ate te Mushtishtit per rikthimin e serbeve, per listat e tyre, per verifikimet e bera per qendrimet e secilit perpara dhe gjate luftes dhe cdo hollesi tjeter qe lypet te dijne qytetaret e Kosoves dhe banoret e Mushtishtit.

Te vene perballe nje qeverie memece qytetaret behen te shurdher. Si te tille ata nuk respektojne me lideret e vet dhe kalojne ne mosbindje qytetare.

Ne keto rrethana deklaratat e lidereve te Kosoves se “rikthimi i serbeve ne pronat e tyre eshte e drejte shtetetore” jane te vonuara, te pamjaftueshme dhe aspak bindese per qytetaret e Kosoves.

Qytetaret e Kosoves kane te drejte pyesin drejtuesit e Qeverise e te Shtetit te Kosoves:

A jane te gjithe te barabarte perpara ligjit ne Republiken e Kosoves?

A jane konventat nderkombetare te vlefshme per Kosoven dhe per Serbine?

A njeh dhe kerkon respektimin e parimit nderkombetar te reciprocitetit ne negociatat me Serbine, Qeveria e Kosoves?

Cfare eshte bere per rikthimin e shqiptareve ne Veriun e Mitrovices dhe te tjereve ne Luginen e Presheves?

Cfare eshte bere per shqiptaret e humbur e te rrembyer forcerisht perpara dhe gjate luftes nga Serbia?

A i ka te verifikuara Qeveria listat e atyre serbeve qe duan te rikthehen ne Kosove?

A duhet qe edhe Vucic e Nikolic te perulen e te vendosin lule te varret e mijra shqiptareve te vrare padrejtesisht ne shtepite e vatrat e tyre, ashtu sic po perulet dhe vendos lule Presidenti i Kosoves tek ato fare pak serb te viktimizuar gjate luftes ne Kosove?

A duhet per gjithe keto qeshtje te medha te kete informim e komunikim te Qeverise me qytetaret e Kosoves?

Keto pyetje nuk kane marre asnjehere pergjigje nga gjitha qeverite e Kosoves tash tete vjet pavaresi. Qeverite jane treguar memece me popullin e Kosoves.

E prandaj populli i Kosoves po behet gjithnje e me shurdh e i pabindur per te degjuar qeveritaret e shtetaret e vet. Edhe ne politike ka vlere shprehja popullore “cfare mbjell do korresh”.

Nese populli kalon ne mosbindje civile shkaqet lypet te kerkohen tek keq-qeverisja ose te qeverisja pa parime demokratike. Nder keto parime demokratike, transparenca dhe informim-komunikimi publik jane nder me themeloret. Ne qeverisjen ne Kosove duket se jane parimet me te munguara.

Share: