Home KRYESORE Romeo Gurakuqi i shkruan Rexhep Mejdanit. Lexojeni cfare i thote.

Romeo Gurakuqi i shkruan Rexhep Mejdanit. Lexojeni cfare i thote.

Se cfare mund te beje profesori i nderuar Rexhep Mejdani, ne nje dreke publicistike, nen kamerat dhe propagande, me atentatoret e Republikes, une nuk mund ta shpjegoj dhe as arsyetoj.

Profesori eshte nder njerezit me te rendesishem te shkences, arsimit dhe partise socialiste te mirefillte, nje nder personalitetet e Shqiperise se Ndershme e Civile.

Nderkohe qe inspiruesit e ndertimit te nje Republike mbjelle me Kanabis, nxitesit e politikes se segregimit te Shqiperise se Veriut, ujqerit qe sulmojne koncensionet dhe mbajne nen fre proceset e dhenies se llogarise publike, nuk mund t’i sherbeje asgje nje figure e tille kaq e pacenueshme, vec si trampoline per rrezimin e Edi Rames, vazhdimin e qeverisjes komunisto-monopoliste ne Shqiperi dhe ngushtimin e cdo mundesie te PD dhe Opozites Liberale brenda saj, per riperteritje dhe pergatitje per nje ardhje ne pushtet ndryshe, jashte falangave te nderlidhjes me Ilir Meten por me voten idealiste te nje populli qe kerkon shpetim nga oligarkia.

Profesor yne i dashur Mejdani! ju jeni njeriu i Publikut dhe njerezve te thjeshte te Shqiperise qe vuan, si ish President i Republikes, si intelektual dhe njeri i paperlyer me Kasten korruptive dhe kleptokratike, e cila kerkon te beje metamorfozen e radhes dhe te ruaje sistemin e grabitjes se parave publike dhe mbajtjes se Shqiperise ne gjenjden e c’organizuar.

Ju i nderuar President Mejdani, mund te jeni Kryeminister i nje qeverie intelektualesh, te shpetimit dhe nxjerrjes se Shqiperise nga katastrofa ku e ka cuar trinomi, sot i percare, Rama-Meta-Kokedhima, por jo paterica e ketyre segmenteve te se majtes se kompromentuar, qe ka degraduar Shtetin, per te dale nga kendi i erret i tyre, dhe nga dara e llogaridhenies ku i kane vendosur Aleatet tane.

President Mejdani, ju jeni i popullit dhe jo i atyre ndaj lutemi: rri me ne, ne llogoren e permbysjes se Kastes, qe i ka ditet e numeruara.

Share: