”Kur një urgjencë nuk ka as serum, për çfarë dreqin qëndron hapur!? Çfarë funksioni mund të kryejë? Me çfarë mund t’ju gjendet për ndihmë të parë njerëzve? Me buzëqeshje? Kjo është shëndetësia falas? Ku jetojmë? Në zemër të Evropës, me standarde Afrike, në 2016? Për çfarë shërbejnë sigurimet shëndetësore?”
Ky është denoncimi publik i bërë sot në faqen në Facebook të “Nisma Thurje”, ku edhe një herë vihet në pikëpyetje “shëndetësia falas”.
Një qytetar tregon se i është drejtuar Ambulancës Nr. 8 në Tiranë për një rast helmimi. Në raste të tilla, marrja e një serumi është e domosdoshme për pastrimin e organizmit, por, me sa duket, Ambulanca Nr. 8 ( në zemër të zonës së ish bllokut) nuk ka pasur serum.
Mjeku që e ka dëgjuar kërkesën e pacientit, i është shprehur më këto fjalë: “Do të doja t’ju ndihmoja, por s’mundem. Ne nuk kemi asnjë serum. Ose shkoni diku tjetër, ose blijeni vetë në farmaci”.