Kandidati presidencial i republikanëve, Donald Trump, ka deklaruar se vrasja e një njeriu me ngjyrë nga Policia në Milwaukee, ishte e justifikuar! Duhet kujtuar se vrasja e Sylville Smith, në pjesën afrikano-amerikane të qytetit, ka çuar në protesta, të cilat janë mbajtur të shtunën.
Një varg i të shtënave fatale të Policisë, ka nxitur demonstrata në të gjithë SHBA-në. Protestuesit thonë se Policia është gjithherë e gatshme që të përdorë forcë vdekjeprurëse kundër afrikano-amerikanëve.
Sipas Policisë, Smith ishte qëlluar, për shkak se ai po mbante një armë pa leje, të cilën refuzonte ta largonte. “Ne duhet t’u bindemi ligjeve ose nuk do të kemi shtet”, ka deklaruar Trump!