Nga Denis Dyrnjaja
Dhjetra e Dhjetra shqiptare që paskan ardhur nga jashtë i paskan shkruar kryeministrit se janë ndjerë shumë të impresionuar nga niveli dhe prezenca e policisë në Shqipëri. Këtë gjë e kam dëgjuar edhe vite shkuar kur ishte Berisha kryeministër. Gallatë e madhe se të gjithë rrotullohen te e njëjta propagandë.
Të përfytyrosh sesa idiot e mendojmë popullin këta kur hedhin të tilla broçkulla. Se mirë që po e marrim të mirëqenë rastin që policia qenka një model. Po si mund të besosh që ka sot shqiptar që të ketë kohën, nervat, dëshirën dhe në fund edhe kulturën publike dhe qytetare që t’i shkruaj mesazh kryeministrit për punën e mirë të policisë?!