Home KRYESORE Shqiptari i masakruar në Greqi, autopsia në Shqipëri zbardh të vërtetën!

Shqiptari i masakruar në Greqi, autopsia në Shqipëri zbardh të vërtetën!

Familja Marnikollaj në Rrilë të Lezhës ka hapur dyert e zisë, për të pritur ngushëllime për humbjen e djalit të saj në mënyrë misterioze, në një komisariat në Greqi. Familjarët pretendojnë se i riu është vrarë brenda ambienteve të komisariatit.

Miq të afërm dhe banorë të zonës, i kanë shprehur ngushëllime familjes Marnikollaj.

Mbrëmjen e së shtunës, trupi i viktimës ka mbërritur në Shqipëri, ku sipas informacioneve nga familja i është nënshtruar një ekspertize mjeko-ligjore edhe në Morgun e QSUT-së për të zbardhur të vërtetën.

Djali i xhaxhait të 29-vjeçarit, Besnik Marnikollaj konfirmoi për Televizionin Klan, se ka qenë vëllai i viktimës Artani, që me ndihmën e një avokateje greke ka arritur të gjejë trupin e Pëllumbit me datën 12 Gusht në varrezat e “Agio Anargioro” në Athinë për të cilin policia greke fillimisht ka mohuar të kishte dijeni.

Familja pretendon se autoritet greke kanë dashur ta varrosin sa me shpejt për të humbur gjurmët në shkelje të hapur të afatit ligjor grek prej 30 ditësh që kufoma duhej të mbahej deri sa të vinin të afërmit.

Sipas tij, policia greke ka refuzuar të bashkëpunojë. Kontaktet me Pëllumbin familja i kishte humbur që në orën 1 të datës 3 Gusht, ku 29-vjeçari ishte paraqitur në fillim të muajit sipas urdhërit të gjykatës për të firmosur.

Besnik Marnikollaj rrëfen se në trupin e kushëririt të tij vërehen shenja të shumta dhune që mund ti jenë shkaktuar nga policët grekë.

Varrimi i Pëllumb Marnikollajt do të bëhet të hënën në orën 11:00. Tv Klan

Share: