Home KRYESORE Skandal – Mafia urdhëron që tubimi i himariotëve të mos bëhet, por...

Skandal – Mafia urdhëron që tubimi i himariotëve të mos bëhet, por rruga jonë është pa kthim!

Nga Nikollaq Neranxi

Të dashur himariotë ! Sic mund të merrej me mend, mitingu i datës 14 gusht në Himarë, do të haste në rezistencën dhe kundërshtimin e mafiozëve grabitës të veshur me pushtet.

Në fillim lëshuan gjithë zagarët e tyre të lehin se gjasme ky na qenka një miting i politizuar, se nuk do ketë shumë përkrahje e të tjera brockulla si këto.

Pastaj planifikuan të fusin në turma, individë të paguar të cilët do të bënin thirrje ekstremiste dhe do të provokonin protestuesit, duke devijuar qëllimin e mitingut.

Pasi nuk ia dolën me asnjërën prej skenareve, tani kanë vendosur që të mos e lejojnë mitingun, sepse gjasme pengojnë pushuesit, qytetarët dhe turistët!

Për sqarim, qytetarët janë ata që duan të marrin pjesë në miting dhe nuk ndjehen aspak të bezdisur dhe të penguar, ndërsa pushuesit dhe turistët janë biznesi jonë, i banorëve! Ata hanë, pinë dhe flenë tek ne! Pra përsëri problemi është i joni dhe jo i Bashkisë zotërinj!

Por nëse ne nuk ngrihemi të protestojmë, ata turistë, vitin tjetër, nuk do gjejnë himarjotët, por grabitësit e tyre, sepse ne do na kenë dëbuar me forcë.

Të dalësh e të protestosh në kulm të pushimeve e të vapës, nuk ishte zgjedhja jonë, por na keni detyruar ju, me politikat tuaja të fëlliqura që vetëm në shërbim të qytetarit nuk janë, përfshirë këtu edhe shëtitoren e shëmtuar prej betoni, për të cilën, vetëm ai që ju ka shitur betonin mund të jetë i lumtur.

I kujtojmë Bashkisë së Himarës, se të drejtën për tu tubuar, nuk na e jepni ju, por Kushtetuta e Shqipërisë. Nuk jemi akoma vend policor që të mos na lejoni të mbidhemi e të kërkojmë atë që është e jona dhe që ju doni të na e grabisni! Omonia dhe Shoqatat e Himarës, të cilat ju kanë bërë kërkesën, ju ka propozuar tre vende të cilat ju i keni refuzuar.

Tani do ju propozojmë një vend tjetër, që nuk është shëtitorja e re, por para lokalit të Manolit, aty ku ne nuk duam të vijojë betoni juaj i shpifur! Por ama ju të zgjedhurve të këtij populli, që vetëm popullit nuk po i shërbeni, turpi do ju mbulojë si shërbëtorë të hajdutve të veshur me pushtet dhe dita e llogaridhënies para qytetarëve dhe ligjit, do të jetë shumë e afërt! Vareni vath në vesh, kjo është një rrugë pa kthim për himariotët!

Autori eshte Drejtor Ekzekutiv i Shoqates se Kumunitetit Himariot.

FB_IMG_1470069176151FB_IMG_1470069181767

Share: