Home KRYESORE Themelimi i Universitetit Shtetëror Nënë Tereza jo per merketing politik!

Themelimi i Universitetit Shtetëror Nënë Tereza jo per merketing politik!

Nga Vesel Mehmedi

Rilindja Demokratike Kombëtare mban qëndrim të prerë se përderisa është vendosur të themelohet një institucion i ri arsimorë, atëherë duhet patur shumë kujdes që mos të bëhen gabimet e njëjta që na kanë shoqëruar për një periudhë të gjatë kohore të zhvillimit të kombit shqiptarë.

Për fat të keq, themelimi i Universitetit Shtetëror Nënë Tereza shoqërohet me lojëra dhe eksperimente të interesave të ulëta partiake, që detyrimisht do të rezultojë në situatë identike me universitet ekzistuese shqipëfolëse.

Kualiteti i një institucioni të ri shkencorë nuk arrihet duke shpejtuar në hapjen e konkurseve për stafin akademik, ndërsa studentët, godina universitare dhe mjetet finansiare janë ende inekzistente. Të gjithe ne jemi dëshmitarë se nxitimi i themelimit të Universitetit Shtetëror të Prizrenit në Kosovë jo vetëm që nuk solli një institucion me kualitet të lartë, por në të njëjtën kohë nuk ndihmoi asgjë në reformimin dhe forcimin e Universitetit të Prishtinës.

Nxitimi i themelimit të Universitetit Shtetëror Nënë Tereza jo vetëm që nuk do të krijojë një institucion me kualitet të lartë shkencorë, por në të njëjtën kohë nuk do të ndihmojë aspak reformimin dhe forcimin e Universitetit të Tetovës.

Shqiptarët nuk e kanë komoditetin e eksperimenteve me institucione të larta arsimore, prandaj nëse qëllimi është i sinqertë atëherë këtyre lojërave afatshkurtëra duhet dhënë fund.

Share: