Zbardhen detaje në lidhje me tragjedinë e ndodhur në det, ku një pushues është vrarë nga një skaf. Policia e Vlorës thotë se, pushuesi i huaj ishte duke u larë midis Himarës dhe Livadhit, kur rreth orës 11:40 disa persona në skaf panë se ai ishte i gjakosur dhe i dëmtuar. Skafi e ka nxjerrë menjëherë në anë të detit, nga ku është marrë dhe është transportuar në Spitalin e Himarës.
Plagët që ai kishte në trup, prerje në pjesën e shpinës dhe të gjymtyrëve, bënë që pushuesi i huaj të mos mbijetojë dhe të ndërroi jetë. Pushuesi identiteti i të cilit ende nuk dihet por mendohet të jetë rreth moshës 40-50 vjeç, ishte duke u larë rreth 50 metra larg detit.
Dyshimet e policisë janë që turisti të jetë goditur nga një mjet lundrues që ka qenë duke lëvizur me shpejtësi në det, i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Policia e Vlorës në bashkëpunim me Policinë Kufitare, po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes si dhe për përcaktimin e shkaqeve të saj. Por eshte e qarte se aksidenti ka ndodhur sepse aty nuk ka rregulla dhe cdo gje eshte lene ne meshire te fatit dhe qejfeve te cdo njerit.