Kompozitori Genc Tukici njofton ne faqen e tij ne Facebook se hymni kushtuar Nene Terezes qe e ka kompozuar ai vete dhe qe, edhe pse eshte “harruar” ti vendoset emri si kompozitor, ai shton se kimoozimi i tij me titull “Vals Hyjnor” , do te interpretohet ne Vatikan me daten 3 shtator 2016 ne Basilica Papale San Paolo Fuori le Mura ne 19h30, ne koncertin kushtuar kanonizimit te Nene Terezes .
“Hymni do te interpretohet nga diva Inva Mula se bashku me orkestren dhe korin e filarmonise se Kosoves , drejtuar nga mjeshtri Bujar Llapaj . Eshte kurorezim i idese dhe punes se palodhur te gazetares Dijana Toska qe mundesoi qe Valsi Hyjnor te interpretohet ne Vatikan.
Keto dite une dhe miqte e mi , kemi qene te surprizuar nga ftesa qe Ipeshkvia e Kosoves ka pergatitur per kete event, ne tre gjuhe : anglisht , italisht dhe shqip ..,si dhe ne spotin televiziv te RTK, ku nuk ekziston emri im si kompozitor i hymnit po ashtu dhe si solist ( do te luaj nje Fantasia Argentina dedikuar Papa Françeskut).
Kam kontaktuar me drejtuesit e ketij eventi per te korrigjuar kete harrese, por asnje pergjigje… Nuk kerkoj ndonje merite, por thjeshte dhe modestisht te rrespektohet mundi dhe kontributi qe une jap perkrah shume te tjereve, te cileve me te drejte ju asht cituar emri.” – shkruan kompozitori Tukici duke shtuar se nuk arrin ta kuptoje kete situate qe sipas tij ben pjese ndoshta ne “çudirat shqiptare” qe shumekush nga ne nuk çuditet ma..!
“Gjithesesi, mendoj se nje muzikant i vertete flet me muzike dhe keto fjale qe lexuat me siper, ndoshta jane te teperta…e randesishme asht qe Nana Tereze e ka tashma nje hymn dhe nese njerezit do ta duan muziken, do mbajne mend gjate dhe kompozitorin…” – perfundon shenimin e tij Tukici.