Sot Nikollaq Neranxi, Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës se Komunitetit Himariot publikon një video me pjesë nga mbledhja e Këshillit Bashkiak të Himarës e datës 3 gusht, ku banorëve u propozohet plani i ri urbanistik.
“Përfaqësues të pushtetit vendor dhe qendror dhe firmat kontraktuese që i tregojnë himariotëve se cfarë duan të bëjnë me qytetin e tyre dhe himariotët që pyesin të revoltuar, të stresuar, të zhgënjyer, se kur do na i ktheni pronat, pse na i grabisni, pse doni të na e shkatërroni vendlindjen tonë? ” – shkruan Neranxi ne profilin e tij ne Facebook ku në emër të banorëve të Himarës bën thirrje, që këtë video ta shohë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, pasi – sipas tij – ata njerëz që duan ta shkatërrojnë Himarën, thonë që i ka sjellë pushteti qendror!
“Zoti Kryeministër, në emër të banorëve të Himarës, iu bëj thirrje që ti jepni një zgjidhje këtij problemi kaq të madh! Nuk ka kuptim të vazhdoni të bëni turistin në Himarë, a thua se cdo gjë shkon perfekt.?! Të kemi dhënë votën që të nxisni zhvillimin, jo shkatërrimin dhe grabitjes e Himarës! Trego sot që je në anën tonë, sepse nesër do të jetë shumë vonë!” – perfundon statusi i Nikollaq Neranxit, Drejtor Ekzekutiv i Shoqates se Komunitetit Himariot.