Nuk ka asnje propagande ne bote qe te jete me e fuqishme sesa faktet. Dhe kur vjen puna per luften e banoreve te Himares me pushtetin, per problemin e pronave, ne kemi qene te kujdesshem qe opinionit ti tregonim me ze e figure se cfare po ndodh aty.
Ndaj, ne vigjilie te protestes sone, me 14 gusht, ora 19 ne Spile, do sjellim zerat e banoreve te zones. Ata jane prova e gjalle per te kuptuar se cfare planesh ogurzeza po thuren ne kurrizin e pronave, identitetit dhe historise se Himares dhe se ne jemi te vendosur qe ta ndalojme me cdo cmim.
Deshmia e pare vjen nga Agustela Zoto, nje banore e Spilese.