Home KRYESORE ​Zbulimi: Kisha e parë në botë u bë në Kosovë

​Zbulimi: Kisha e parë në botë u bë në Kosovë

Kosova mund të jetë djep i krishterimit në Ballkan nëse jo në Evropë dhe më gjerë. Një ekip i arkeologëve turq po pretendon se gjeti themelet e tempullit fetar në zonën e Ulpianës.

Në këtë ngjarje nuk po merr pjesë asnjë arkeolog nga Kosova.

Pjesa që i ngjanë një luleje thuhet se ishte vendi i pagëzimeve.

Shefi i ekipit të arkeologëve që e zbuloi këtë vend, turku Haluk Cetinkaya po beson se këtu ishte ndërtuar Kisha më e vjetër në botë dhe jo vetëm në Ballkan.

“Një pjesë e Kishës u zbulua më 2013, sivjet e kemi zbuluar të tërën. Është ndër më të vjetrat ndonjëherë të zbuluara. Jam i bindur, sipas testeve shkencore, kjo faltore u kushtohet dy shenjtëreshave Flora dhe Laura që e kanë prejardhjen nga Konstandinopoja, pra Stambolli i tashëm”, tha Cetinkaya./Klan Kosova/

Share: