Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re synojnë t’i bashkojnë forcat për ta marrë drejtimin e Komunës së Prishtinës.
Lapsi.al raorton se dy burime të ndryshme kanë konfirmuar për “Kohën Ditore” se tashmë ekziston marrëveshja në parim që në zgjedhjet e ardhshme lokale PDK-ja dhe AKR-ja të dalin me një kandidat të përbashkët.
Burimet saktësojnë se ideja është që kandidati të jetë kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, sipas Lapsi.al, por nje gje nuk kuptohet se sii ky zoteria milioner do mund te perveshe menget dhe te merret me hallet e popullit te varfer!?
Mire kur kerkoi dhe u be per pak dite President i Kosoves, por kryetar Komune behet fjale te merret me kanalet e ujerve te zeza, rruget, energjine pastrimin etj.
Ne shqiptaret vdesim nese nuk realizojme ndonje cudi absurde. ka dy gjasa, ose keta duan ta humbin garen, ose Pacolli ka vendosur te shpenzoje pasurine e tij per te bindur nje popull te varfer te zgjedhe nje milioner per tu marre me pislleqet e qytetit…