Home KRYESORE Ah, gezuar ti, çupe e Lindites. Ministresha jone. Na ndriço udhen e...

Ah, gezuar ti, çupe e Lindites. Ministresha jone. Na ndriço udhen e dijes ne …

Nga Miranda Haxhia

Ti qe nuk shkon ne shkolle, se je ngujuar per shkak te hakmarrjes, mos qaj, ne fund te fundit kupton se atdheu nuk qenka ai per te cilin mendon ti. Thjesht, je nje femije pa atdhe, pa endrra, pa te ardhme. Te gjitha dritaret e jetes te jane kryqezuar ne hekura.

Ti qe te pashe ne rruge bashke me motren, ndjekur nga syri vezhgues i nje te rriture, qe me ngjan aq shume me Oliver Tuistin e Dikensit, mos u deshpero qe nuk do prekesh abetare apo lapsat me ngjyra. Shkolla nuk eshte e jotja, as e njerezve si puna juaj. Keni sherbyer neper statistika per vjedhje fondesh nga BE, keni sherbyer per te lare xhama makinash, por per te deftyer zgjyren e ketij vendi. Jo per shkakun tuaj, por sepse ju perdorin si sende tualeti per te trukuar mjerimin moral dhe shoqeror.

Ti qe nuk shkove dot ne shkolle, sepse librat kushtojne me shume nga ndihma sociale qe marrin prinderit, mos u merzit fare. Meso qe jeta ne Shqiperi eshte nje perralle, jo me 7 xhuxha, por me 77 matrapaze qe udheheqin.

Ah, gezuar ti, çupe e Lindites. Ministresha jone. Na ndriço udhen e dijes ne …. Ku studioje ti moj? Ne shkollen qe drejton mami yt? Jooo. Ketu shkollat jane per turmen qe s’ka atdhe. Ti shkollohesh ne vendin e iluminimit, ne France. Çudi e madhe!

Ecni mesues e mesuese! Mblidhni at dinjitet qe ju ka mbetur pas provimeve, testimeve, listave, burokracive, shkresurinave, pergjedhjeve politike, shkollave pa ngrohje e pa libra, dhe mos harroni se çfare jeni.

Gezuar diten e pare te…. ?! E kam harruar qe sot edhe mund te gezohesh. Mua sistemi i mesuesise nuk me qasi ne dere. Sepse kam pervoje 22 vjeçare ne arsim. Sepse, …. Thone…. Qe di me shume nga sa duhet per te qene mesuese.

Rrofte antiShqiperia ime!

Share: