Home KRYESORE Ambasadori austriak për trafikun e drogës në Shqipëri: BE po ju ndjek!

Ambasadori austriak për trafikun e drogës në Shqipëri: BE po ju ndjek!

“Fenomeni i trafikimit të lëndëve narkotike por edhe kultivimit në Shqipëri është duke u ndjekur në mënyrë intensive nga Bashkimi Europian”.

Kështu u shpreh nga Kukësi, ambasadori austriak në vendin tonë Johann Sattler i cili u pyet nga gazetarët në lidhje me avionin me pilot italian që u rrëzua ditën e djeshme në Ishëm.

Diplomati austriak tha se fenomeni në fjalë nuk është problem për Kukësin por për disa rajone të vendit tonë.

Duke u ndalur tek mbikëqyrja e kësaj çështje ai ka theksuar se në bashkëpunim me misionin italian është duke u studiuar dhe hetuar.

“Nuk është problem për rajonin e Kukësit. Është problem për disa vende të Shqipërisë. BE po e ndjek nga afër këtë fenomen në mënyrë intensive. Ne së bashku me misionin e BE-së në Shqipëri po bashkëpunojmë me Ministrinë e Punëve të Brendshme e sidomos me misionin Italian që po mbikëqyr këtë çështje”, tha ambasadori.

Ambasador komentet mbi çështjen e trafikimit dhe kultivimit të bimëve narkotike i bëri pas takimeve me kryetarin e Bashkisë Kukës, Bashkim Shehu dhe kreun e Këshillit të Qarkut Abedin Oruçi./360grade.al

Share: