Home KRYESORE Anetarja e këshillit bashkiak: Gjobat e rrugoreve mënyre vjelje lekesh qytetareve!

Anetarja e këshillit bashkiak: Gjobat e rrugoreve mënyre vjelje lekesh qytetareve!

Police te Qarkullimit Rrugor

Albina Ferko Nanaj, anetare e Keshillit bashkiak te Tiranes si perfaqesuese PDIU, parti e koalicionit qeveritar duket se eshte perballur ne veten e pare me gjobe venien arbitrare te Policise Rrugore.

Ajo sigurisht duhet te kete atur te beje me gjobat e Policise Rrugore te cilat jane shume modeste me gjobat qe ve Policia Bashkiake per parkim, sipas tyre te gabuar, ne rruget e kryeqytetit!

Ata, Policia Bashkiake, ne emrin e vendosjes se rregullit ne rruge pa bere asnje studim te nevojshem paraparak, kane vendosur tabela arbitrare ndalim parkimi ne me shume vende se normalja e nevojitur.

Policia bashkiake duke mos konsideruar aspak nevojen e qytetarit per te kursyer kohen dhe parate e djerses, i bllokojne makinat dhe vendosin gjoba te shtrenjta pa mundesi apelimi!

Ndaj duke e mbeshtetur totalisht shqetesimin e znj. Ferko, i bejme apel asaj ta ngreje ne mledhjen e pare te Keshillit bashkiak kete shqetesim qytetar i cili po fryn arke e bashkise ne menyre te padrejte dhe po demton besimin e qytetarit tek autoritet e zgjedhura.

Ja postimi i plote i znj. Albina Ferko Nanaj:

“Gjobat si ne Evrope, ndersa rrogat si ne Afrike

Mbeshtes çdo mase per rritjen e sigurise rrugore, aq me teper kur behet fjale per femijet. Por, e kam te veshtire te besoj ne sinqeritetin dhe dashamiresine e qeverise kur ndersa parashikon gjoba te ekzagjeruara, jashte çdo logjike ekonomike dhe sociale, nuk ndermerr asnje penalizim apo minimalisht shkarkim per pergjegjesit kryesore te sigurise rrugore.

Per ata qe prene hekurat anesore ne Kavaje ku vdiqen 2 femije, e per sa e sa raste te tjera në të gjithë Shqipërinë, ku rrugët janë katandisur jashtë çdo norme e standardi. Aty ku mungon mirëmbajtja, sinjalistika dhe elementet me minimal te sigurise, nuk gjobiten apo dënohen përgjegjësit.

Ata janë shtresa e privilegjuar qe ka të drejtë të bëjë shkelje me përmasa kriminale pa i hyrë një gjemb në këmbë, kurse kostot e sjelljeve rë tyre i paguan pjesa tjetër e popullsisë.

Te shperdorosh argumentin e sigurise kur ne realitet thjesht synon te mjelesh shqiptaret eshte cinizem i shpifur.”

Share: