Home KRYESORE Anëtarja e Komisionit të Zgjedhjeve merr 12 000 euro në 6 muaj...

Anëtarja e Komisionit të Zgjedhjeve merr 12 000 euro në 6 muaj për udhëtime

Anëtarja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve të Maqedonisë nga radhët e VMRO – DPMNE-së, Silvana Boneva ka marrë plot 12.000 euro për shpenzime udhëtimi për 6 muajt e kaluar, njoftojnë mediat maqedonase.

“Gjithçka është paguar në përputhshmëri me ligjin”, thotë Boneva. Nga dhjetori i vitit të kaluar, deri në qershor të këtij viti, KSHZ për udhëtimet e anëtarëve të saj ka harxhuar 25 mijë euro. Pas Bonevës, më shumë para ka marrë Atanas Urumov, i cili është nga Gjevgjelia të cilit i janë ndarë 6.800 euro.

Bedredin Ibraimi i cili vjen nga Tetova ka marrë 3.000 Euro, ndërkaq Subhi Jakupi nga Gostivari 2.000 euro. Rexhep Prekopuca ka marrë 500 euro, Igor Milev 370 euro, ndërkaq Aleksandar Çiçakovski ka marrë 150 euro. Violeta Duma dhe Sasho Srcev nuk kanë marrë para për shpenzimet e udhëtimit. Përndryshe, Boneva ka qenë në shënjestër edhe më parë për çështje të ngjashme. Mediat njoftuan se si deputete vetëm për një vit, për shpenzime udhëtimi ka marrë plot 23 mijë euro, shkruan Portalb.

Share: