Home KRYESORE Ankesa për “Blu Panorama” dhe “FlyErnest”, qytetarët orë të tëra pritje në...

Ankesa për “Blu Panorama” dhe “FlyErnest”, qytetarët orë të tëra pritje në Rinas

Sërish ankesa për kompaninë e fluturimeve “Blu Panorama”. Një ditë pasi avioni i “Blue Panorama” i ngritur nga Rinasi për në Malpensa (Milano) devijoi rrugën për shkak të një aksidenti vjen denoncimi tjetër. Në faqen e blogerit Olti Curri është publikuar mesazhi i një qytetari i cili kishte prerë biletën me Blu Panorama për në Bolonja.

Denoncimi i qytetarit

Blu Panorama sot, me te njejtin problem te djeshem. Orari per ne Bologna (BLQ) ishte ne 07:15 te mengjesit. Orari u shty fillimisht per ne oren 9:00 te mengjesit te sotshem. Ne oren 9:10 na lajmeruan qe nisja do behet ne oren 10:30…!! Arsyeja ishte: Eshte i njejti avion i djeshem qe shkoi ne Kroaci dhe u kthyen prape ne Tirane dhe u nisen pas ores 22:00 Avioni ka difekt teknik, u testua dhe e ulen prape ne toke per kontrolle. Kulmi! Njerez qe bertasin, femije qe qajne, ne qe jemi per pune neser heret. Kjo eshte Blu Panorama!!!

(FlyErnest – Aeroport Rinas): Larg nga mafiozet/hajdutet shqiptare.

Sapo e ula telefonin me time shoqe dhe ende nuk me eshte fashitur zemrimi. Ka fluturuar nga Firenze ne Tirane me nje shoqeri ajrore e cila sapo ka prere shiritin me nje emer terheqes: Ernest, e cila perdor avionet e Mistral te Postes Italiane.

Rezulton nje kompani e cila duket se eshte krijuar per te rrjepur e vjedhur vetem pasagjeret shqiptare. Ndryshe nga kompanite e tjera qe fluturojne per Tirane, keta ketu ne Itali kane punesuar shqiptare te cilet jane vene per te te marre frymen.

● Ti shkon per udhetim me nje valixhe kabine te peshuar njeqind here mos kaloje peshen, dhe pa te njoftuar ta marrin ta shkallet e avionit e ta futin ne stive pa pyetur nese mund te kesh me vete ilace e mund dhe te vdesesh rruges.

● Avioni niset me gjysem ore vonese dhe askush nuk te njofton apo kerkon ndjese.

● Cuditerisht udhetimi yt zgjat mbi 40 minuta me shume se me kompanite e tjera ajrore qe shkojne ne Tirane per te njejten distance. Sapo hipen zbulon se eshte nje avion i vogel me elika.

● Gjate rruges nuk te ofrohet asnje sherbim. As edhe nje kafe apo uje e bile cmime te kripura ne euro.

Rinas:

● Epilogu i ketij kalvari: Valixhja pa dryn si per kabine, e futur ne stive, hapet kollaj dhe VIDHET. Vidhen bizhuterite nga hamejte e Rinasit. Ne kushtet kur valixhen e kabines te pa targuar ta rrembejne sepse meqenese avioni eshte tip loder, nuk i nxen mbi ndenjese valixhet standart.

Kujt ti ankohesh? HAJUDETEVE?

Edhe “Ernest” nje kompani mashtruese shqiptare; Edhe Rinasi mbetet nje cerdhe Hajdutesh ordinere.

MOS TE RENTE KESULA NE SHQIPERI, IK E MOS KTHE KOKEN E LERE ATJE!

Edgar Frasheri

Share: