Nga Agron Haxhimali
Partneriteti dhe komunikimi institucional dhe personal është një kriter dhe një qasje, që inkurajohet fort në vende me demokraci, qoftë dhe optimale që nga marrja e zyrës apo e postit të çdo ofiqari apo pushtetari të çdo rangu.
Partneritetet brenda dhe në gjithë sektorin shtetëror, partneritetet me qeverinë lokale, me komunitetet dhe individët, janë modele pune sot dhe madje modele të detyrueshme me ligj dhe me kod etike, dhe aspak kaotike siç ndodh shpesh në vendin tone, historikisht po e theksuar me ashpërsi dhe shumë evidente sot.
Nocionet e bashkëpunimit, koordinimit dhe partneriteti, komunikimit me këdo, por veçanërisht me të zgjedhurit vendorë, me kryetarët e bashkive, duhen parë në një aspekt tjetër, atë të ndjekjes së parimeve të bashkëpunimit ndërinstitucional, duke respektuar pavarësinë e institucioneve të pavarura dhe me qëllimin që lidhjet të jenë më të formalizuara në drejtim të ruajtjes së interesave të përbashkëta.
Komunikimi kryeministror
Nga një perspektivë qendrore, “qeveria dhe kryeministri ” kërkon që koordinimi të ndodhë si horizontalisht për shembull, në mes të agjencive të ndryshme qeveritare, të cilat kanë përgjegjësi për aktivitete të ndryshme, në të njëjtin nivel me atë të qeverisë dhe varen direkt nga qeveria, dhe këtu gjuha e komunikimit mund të jetë pranueshem urdheruese, po kurrsesi jo arrogante.
Por qeveria dhe kryeministri kur kërkon një koordinimin vertikal, të nevojshëm, duhet thënë, p.sh.: në mes të niveleve të ndryshme të qeverisjes , në këtë rast me bashkite dhe kryetarët, në funksion të një sistemi funksional administrativ, shërbimesh dhe të politikave lokale, kurrsesi nuk duhet të ketë të njënjten qasje komunikimi, si në linjë horizontale-pra urdhëruese dhe denigruese, siç sot kryeministri bën.
Ky nocion marrëdhëniesh është i ndryshëm dhe ka për bazë parimin e “subsidiaritetit”, i cili kërkon që vendimet do të merren në nivelin e qeverisjes më afër qytetareve dhe qeverisjes, që e bën dhe njeh më mire situatën social-ekonomike të qytetarëve dhe komunitetit.
Subsidiariteti nënkupton ndarjen e roleve dhe përgjegjësive në mënyrë të përshtatshme në mes të niveleve të qeverisjes, duke koordinuar zbatimin e vendimeve, menaxhimin e llogaridhënies, pjesëmarrjen e pushtetit përkatës dhe mungesë të tendesës së imponimit nga maxhorancat e pushtetit qëndror në kurriz të atij vendor.
Në kontekstin e këtyre marrëdhënieve dhe parimeve, disa mësime të rëndësishme i kanë treguar publikut se marrëdhënie efektive dhe marrëveshjet bashkëpunuese mes pushtetit qendror dhe lokal kanë një origjinë të hershme dhe lidhen me nje karakter egoist të kryeministrit Rama.
Rasti i kryeministrit Rama ish kryetar bashkie ne kryeqytet
Rama, kryetar bashkie pati një komunikim aspak pozitiv dhe të kollajshëm me qeveritë dhe kërkonte çdo gjë drejtë vetes së tij, ndërkaq Rama kryeministër ka një komunikim shumë vrastar dhe të pahijshëm me bashkitë sot.
Këtu dua të ndalem pak tek një element tjetër me një qasje akoma më negative në marrëdheniet dhe komunikimet institucionale të Ramës, si kryetar partie dhe si kryeministër, në marrëdhenie me kundershtarët politik vendorë.
Të gjithë e mbajnë mend se si sillej Rama kryeministër me kandidatët e opozitës në fushatën e fundit për zgjedhjet vendore. Të gjithë kandidatët e opozitës i ofendonte, të gjithë i shantazhonte, bënte thirrje hapur që të mos i votonin, duke ju vënë etiketa personale, deri në gjëra bajate çka nuk kishte ndodhur kurrë më parë në mënyrë kaq masive.
Zgjedhjet vendore mbaruan ,kryeministri u përpoq të vendoste një linjë marrëdhëniesh dhe komunikimi me bashkiakët duke i ftuar në takime më së shumti të tipit “PM Show”, ku ishte ai vetë qendra e bisedave, dhe bashkiakët vetë dëgjues.
Kryeministri është i te gjithëve parimisht
Pra, një komunikim krejt i njëanshëm, ku edhe pse kryetarët i dinin mirë manovrat e Ramës nëpër fushata, ato me dinjitet dhe me respekt të marrëdhënieve dhe bonsensusit për bashkëpunim dhe, në interes te zhvillimit i janë përgjigjur thirrjeve të kryeministrit, që nuk e meritonte këtë sjellje pozitive të bashkiakëve, dhe sidomos të bashkiakëve të opozitës të cilët vazhdon t’i shikojë, t’i trajtojë si në fushatë dhe si kundërshtar.
Kjo gjë vihet re dukshëm në komunikime gjatë takimeve, ku nuk i lejon të flasin, nuk i dëgjon dhe i përbuzte, keto tregojnë që marrëdheniet me qeverinë nuk janë të mira sa duhet, duke shkaktuar kështu një frenim në kërkesat e tyre, të ndjekura më pas nga frika, paniku dhe kërcenimi për zero lekë nga qeveria.
Kjo gjë duket në ndarjen e fondeve qeveritare për bashkitë nga komiteti, për zhvillimin e rajoneve që Rama drejton, ku mbi 95% të parave shkojnë për bashkitë e partisë së tij dhe bashkitë opozitare i diskriminon në mënyrë konsistente.
Si për të vërtetuar të gjitha cfarë thamë nga mësimet me Ramën, shikojmë cfarë ndodhi në Shkodër ditë më parë, kur u inagurua stadiumi i saj.
Një sjellje krejt e padenjë dhe jashtë çdo etike, por e besueshme për këtë kryeministër, ndaj nje femre, një aktivisteje, një intelektualeje dhe pa harruar një kolege e Ramës në parlament, si ish deputete.
Etika per Edi Ramen
Etika për Ramën nuk është një mënyrë e të kuptuarit dhe të shqyrtuar se çfarë është “e drejtë” dhe çfarë është “e gabuar”, por një nervozizëm i vazhdueshëm dhe nervi i tij konfliktual me opozitarizmin Shkodran, me vullnetin e kryetares së bashkisë atje, për t’i thënë gjërat hapur dhe me argumenta bindese, se si është marrëdhënia, komunikimi e bashkëpunimi me qeverinë, që nuk e ka mbështetur Shkodrën, sa i takon me të drejtë për shërbime ndaj çdo qyteti dhe qytetari kudo në Shqipëri.
Kryebashkiakja e Shkodrës ishte në të drejtën e vet për reagimin edhe pse duhet t’i ishte përgjigjur më me guxim, madje duhet ta mbante për dore dhe të flisnin hapur para mediave dhe qytetarëve dhe të mos e linte Ramën të rrëshqiste për pushim në kolltukun e trajnerit, se ai i përket tjetër kujt.
Por çfarë u vu re nga kjo arrogancë e Ramës, ishte reagimi qytetar në rrjete sociale kundër tij. Rama i humbur, ai humbi respekt jo vetëm në Shkodër, por kudo. Dëmtoi më shumë imazhin e tij, të qeverisë së tij, filozofinë socialite të partisë së tij, humbi popullaritet që është element kyç për një lider.
Rasti i Znj. Voltana Ademi me kryeministrin Rama
Kryebashkiakja fitoi, fitoi mbështetje dhe simapti të shumta, kudo dhe nga kushdo qytetar dhe institucion, fitoi popullaritet, kjo lexohet qarte ne komentet dhe reagimet ne medja dhe rrjete sociale. Ky model i zonjës Ademi, duhet të ndiqet nga çdo koleg apo kelege e saj.
Rasti në fjale është një rrezik, është rrezik pasi u “ftohen” marredheniet personale, institucionale të komunikimit dhe bashkëpunimi aq të domosdoshëm në realitetin e ditëve dhe vendit toneë sa kurrë më parë.
Duhet shmangur, por ajo ndodhi.Duhet harruar, sigurosht që po. Qeveria dhe bashkia kanë të njënjtin qëllim, në fund të fundit-sherbim për qytetarët, pa dallim partiak.
Rrugëdalja nga kjo situate?
A ka rrugëdalje, a duhet vendosur një “paqe”, po. Kryeministri të kerkoi ndjese për sjelljen e tij ndaj Zonjës Ademi, dhe të ndryshoi sjelljen dhe qendrimin e tij ndaj bashkive të drejtuara nga opozita.
Kryebashkiakja ta takojë dhe ti prezantoje qartë dhe përseri nevojat reale të Shkodres dhe gjithë bashkive dhe sidomos atyre të pa mbështetura fare nga kjo qeveri . Asnjeherë nuk është vonë për ura komunikimi, bazuar në rregulla dhe parime.
Agron Haxhimali, eshte Drejtor Ekzekutiv i Shoqata e Bashkive të Shqipërisë