Home KRYESORE Arsimi, kush nuk dërgon fëmijët në shkollë, penalizohet

Arsimi, kush nuk dërgon fëmijët në shkollë, penalizohet

Çdo fëmijë duhet të shkojë në kopësht e në shkollë. Kjo ka qenë tema e takimit të organizur në Lezhë nga Drejtoria Arsimore me drejtues të shkollave, policisë dhe institucionëve të tjera arsimore.

Drejtori i Arsimit në Lezhë, Bardhok Pulaj, ka kërkuar identifikimin e të gjithë fëmijëve që nuk frekuentojnë shkollën dhe kopshtet, duke deklaruar se prindërit e tyre do të përballen me penalitet nëse nuk çojnë fëmijët në shkollë.

“Ta dini se çfarë penalitetesh ka një prind kur nuk sjell fëmijën në shkollë. Të gjithë janë të detyruar ta sjellin fëmijën në shkollë. Ky aksion do të shtrihet në të gjitha shkollat.Javën që vjen ne do të kemi të identifikuar të gjithë fëmijët dhe familjet që kanë probleme për mosardhjen në shkollë”, tha Bardhok Pulaj.

Share: