Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti
Ne Ballkan u hap “Kutia e Pandores”. Ndodhi ajo qe duhej parandaluar. Republika Serbska e B&H, e drejtuar nga relikja e nacional-segregacionizmit Serb, Dodik mbajti referenfumin shkeputes prej Federates Me 25 shtator. U sfidua Shteti i B&H. U poshterua Akordi i Paqes i Dejtonit(1995), u injorua qeverisja Evropiane.
U hap “Kutia e Pandores” ne Ballkan. Kjo do thote se historia e “fuqise se barotit” po ringrihet mbi vlerat e normave nderkombetare dhe proceseve te integrimit Euro-Atlantik. Pas precedentit te Republikes Serbska mund te priten vale referendare ne Vojvodine, ne Luginen e Presheves, ne Maqedoni e ndofta edhe ne Veri te Kosoves….
Precedenti “Krimese” nga Rusia
Kush e ia solli Ballkanit celesin e “Kutise se Pandores”. Pa asnje dyshim se endrra referendare anti-Dejton e serbve ne B&H nuk u shuajt asnje cast qysh nga Akordi i Dejtonit. Mirepo qe endrra te shnderrohet ne realitet nevojiten shtysa te forta gjeopolitike nderkombetare.
Ne kete rast shtysat erdhen nga Rusia e Putinit. Putinizmi arriti deri ne perdorimin e pazareve diplomatike tit-for-tat, duke i kerkuar komunitetit Perendimore ” te njohe referenfimin e Krimese ne kembin te njohjes se Kosoves nga Rusia”.
Me kete Putini u deklarua qartesisht se gjeopolitika e tij vendos interesat Ruse mbi parimet dhe normat nderkombetare. Presidenti Putin ngjet mjaft me Pjetrin e Madh dhe relativisht edhe me Stalinin…
BE si Austro-Hungaria dikur…
Faktoret Ballkanik nuk kane fuqi te brendshme te ngrihen mbi te kaluaren. “Kutia e Pandores” ne Ballkan eshte flake-hedhes ne “Fuqine e Barotit” qe rri e strukur ne cdo cep te nacionalizmave Ballkanik. Konstelacioni i shteteve ne Ballkan ka shtete te rinj, si Kosova, shtete te deshtuara, si B&H, shtete ne tranzicion dilematik, si Maqedonia.
Keto tre kategori shtetesh jane te parat qe kercenohen nga hapja e “Kutise se Pandores” dhe aktivizimi i “Fuqise se Batotit” ne Ballkan. Ne periferite e skajshme kemi shtetin e organizuar e demokratik te Kroacise pro Perendimor dhe shtetin e paqarte, te paorganizuar dhe ambig Euro-Rus te Serbise.
Kroacia eshte pa ambicie ne Ballkan. Nderkohe Serbia ka mjaft oreks ne Ballkan. Mirepo per fajet e veta Serbia ka oreks me shume sesa dhembe….
Ne kete mjedis BE vijon te sillet pasivisht dhe ne menyre kaotike. Kjo sjellje e BE eshte pare per dekada me radhe me Turqine ku e shohim se cfare po ndodh dhe akoma me keq me Ukrainen, e cila po perjeton agoni.
BE po gabon si Austro-Hungaria ne luftrat Ballkanike( 1911-1913) qe ishin prologu i atentatit te Sarajeves ne 1914. E dobet ndaj Rusise, hezitante ndaj Ballkanit, ksenofobe ndaj Turqise dhe egoiste ndaj ShBA, BE po krijon vakum gjeopolitik me pasoja shume serioze ne Ballkan.
Vakumi i BE ne Ballksn eshte ne fakt rikthim i interesave gjeopolitike Ruse, ngjallje e recidivave te vjetra Ballkanike si dhe riciklim i perplasjeve historike te Fuqive te Medha dhe atyre tradicionale Rajonale nga Euro-Azia dhe nga Euro-Mesdheu.
ShBA ne mosveprim…
Nga ky trekendesh kercenues, Ballkanin mund ta nxjerre vetem shtysa e ShBA. Mirepo Shtepia e Bardhe po behet gati per ndryshime zgjedhore. Ndersa Presidenti Obama eshte ne nje periudhe mosveprimi nderkombetar…
Pra edhe ShBA ka krijuar vakum ne Ballkan…Mirepo ShBA jane si zotet e shtepise ne Ballkanin e mbas renies se Murit te Berlinit. Ne mungese te tyre ne Ballkan po ndodh ajo qe Balzaku e definonte… “Kur i zoti i shtepise nuk ndodhet ne shtepi, minjte hedhin valle mbi dysheme”..