Home KRYESORE Berisha: Olsi dhe Besniku i partisë marrin ARMO-n, kërcënuan miliarderët e huaj

Berisha: Olsi dhe Besniku i partisë marrin ARMO-n, kërcënuan miliarderët e huaj

Pas më shumë së 6 muajsh në pauzë dhe gjendje kaotike shkaktuar nga largimi i kompanisë azere dhe borxheve të shumta, duket se rafineria e naftës në Shqipëri do të rikthehet sërish në punë. është ish-Kryeministri Berisha që e deklaron këtë fakt përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa shkruan se ata që e kanë marrë kompaninë Armo janë njerëzit e Edi Ramës dhe konkretisht, vëllai i tij Olsi së bashku me biznesmenin Besnik Sula. Sipas Berishës ata kanë kërcënuar investitorët e huaj të largohen nga synimi i tyre për të investuar në këtë kompani

Postimi i plotë i Berishës

Olsi me Besnikun e partise marrin ARMO-n!

Te dashur miq, ashtu siç kishim njoftuar ne menyre te perseritur, se Besniku i partise mori, se bashku me Ramen, ARMO-n. Supermafiozi Besnik Sula kercenoi me jete miliardere te huaj qe donin te merrnin ARMO-n.

Keta investitore serioz denoncuan tek Rama mafiozin qe i kercenoi ata me jete dhe i largoi nga perpjekjet e tyre te ndershme per te investuar dhe fuqizuar sipermarrjen. Ai arriti me ne fund ta marre ate se bashku vet Edvin Shullazin, ne nje kohe qe ai vet eshte nder borxhlinjte e medhenj te bankave shqiptare.

Per dijeni, Besniku i partise ka rreth tre muaj qe e ka marre ARMO-n por nuk u ka paguar rrogat punonjesve, po pret per kete arat e kanabisit, ndaj dhe njoftoi vetem sot se, faktikisht, ne menyre kriminale, ka marre me Ramat ndermarrjen e rafinimit te Naftes ne Shqiperi! sb

Share: