Home KRYESORE “Bomba” tjetër e gazetarit Hoxhës: Një deputet eshtë takuar në burg me...

“Bomba” tjetër e gazetarit Hoxhës: Një deputet eshtë takuar në burg me Dritan Dajtin

Gazetari Artan Hoxha ka folur sot perseri në rubrikën “Opinion” në News 24 për kërcënimin e Kryeprokurorit të Republikës, Adriatik Llalla.

Hoxha tha se Kryeprokurori duhet të kishte kërkuar mbrojtje nga institucionet kushtetuese në vend dhe të mos shmangte procedurat që parashikon ligji. Ai ka shtuar gjithashtu se një deputet i komisionit parlamentar të sigurisë ka zhvilluar dje një takim në burgun 302, ku ndodhet edhe Dritan Dajti, i akuzuar si kapobandë dhe autor i një masakre të pesëfisht më 7 gusht të vitit 2009 në qytetin e Durrësit, 4 prej viktimave te tij ishin oficere poliie.

Hoxha sqaroi se po në të njëjtin burg ndodhet edhe Kastriot Ismailaj dhe se deputeti në fjalë ka deklaruar se do të takonte ish-zv.drejtorin e Burgjeve, Iljaz Labin, i cili u arrestua për korrupsion.

Share: