Home KRYESORE Brisida Shehaj flet për bisedën me Ramën pas largimit nga Tatimet

Brisida Shehaj flet për bisedën me Ramën pas largimit nga Tatimet

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj ka folur për herë të parë pas njoftimit të largimit të saj nga detyra në një prononcim për “Panoramën”.

“Pas një komunikimi që kam zhvilluar ditën e djeshme me Kryeministrin Edi Rama, kam pranuar detyrën e re që më është propozuar. Ajo që dua të theksoj është se gjatë këtyre 3 viteve nën drejtim e Drejtorisë të Përgjithshme të Tatimeve, le pas një sistem të ngritur, i cili ka qenë i suksesshëm në mbledhjen e të ardhurave. Në fund të 8 mujorit të ardhurat e realizuara nga Tatimet kanë qenë me rritje 3 miliardë lekë. Detyra e është një sfidë jo vetëm për mua, por edhe për Qeverinë, pasi punë jonë është puna e një ekipi”, tha Shehaj.

Brisida Shehaj do të zëvendësohet nga Vasilika Vjero, e cila mbante postin e drejtoreshës në QKR.

Share: