Home KRYESORE Bulqiza qyteti i minierave te miliardave dhe popullsise ne mjerim!

Bulqiza qyteti i minierave te miliardave dhe popullsise ne mjerim!

Nga Samet Zagradi

Bulqizë , humb jetën një minator. Shumë të tjerë plagosen rëndë nga gazrat helmues brënda galerisë. Miniera u merr jetën 2 personave, trupat e te rinjve nuk jane gjetur akoma. Gjendet gjysma e trupit të pajetë të 49 vjecarit,zënë poshtë nga ashensori disa dite më parë në minierën famëkeqe të Bulqizës.

Këto janë vetëm disa nga titujt e kronikës së zezë të të përditshmeve shqiptare. Me një kërkim të thjeshtë të togfjalëshit “Miniera e Bulqizës” shfaqen të gjithë këto tituj . Dhjetra të vrarë , dhjetra të plagosur dhe shumë të humbur gjatë kë tyre viteve. Nëna të djegura në shpirt nga kjo minierë se bijtë e tyre nuk jetojnë më . Jetim të shumtë që u mungon cdo mbështetje.

Cdo dëmshpërblim nga shteti apo kompania që ka në koncesion minieren ku ndodhi aksidenti. Qytet me varfëri të madhe ku diskutohet cdo aspekt mbijetese. Te rinj, pleq, invalid e cdo nevojtar mëngjesi e gjen buzë hyrjes se minierave, në kërkim të disa kilogramëve krom, guximtarët zhyten thellë bashkë me vdekjen qindra metra nën tokë ,me një siguri që le për të dëshiruar .

Fati nuk dihet nëse do të dalin apo jo nga aty. Pikërisht në ato galeri,ku punohet si një han pa porta, për shkak të politikës, qeveritarëve dhe të fortëve të zonës, ndaj mënyrës se si duhet shfrytëzuar ai masiv kromi.

Ka njerëz që nuk e kanë të qartë ,ku dhe cfarë është miniera e Bulqizës. Nuk e kanë të qarte si mbahet në këmbë kjo mineirë gjigande , një nga masivet më të më dha të kromit në europë ?

Minierë e madhe,shuma parash vetëm për pronarët . Vdekje dhe varfëri ekstreme për cdo qytetar të kësaj zone . Galeritë e para filluan të shfrytëzoheshin në regjimin komunist,ku në dispozicion të kësaj miniere ishin vënë 5 kompani.

Në fillim ishte kërkimi gjeologjik,pastaj zbulimi gjeologjik,pasuar në ndërtim miniera, avari shpëtimi e në fund ishte shfrytë zimi i minierës. E thënë me pak fjale shteti para se të merrte mineralin derdhte para në 4 kompani,që kërkonin të zbulonin ndërtonin dhe siguronin rrugën e minatorit drejt materialit .

Atëherë ndiqej ky proces pune. Ky intenerar punimesh, angazhoheshin më shumë se 400 puntorë në të një të n kohë por nuk ndodhnin gjë ma të tilla. Koha e tranzitcionit,pati dhe ka ndikim në cdo fushë të shoqë risë dhe ekonomisë shqiptare.

Në biznese pati modele të reja investimi dhe suksesi por kjo nuk ndodhi dhe në minierë n e kromit të Bulqizes. 25 vite tranzicion,vite keto qe miniera e buqizes ndalon funksionimin e saj normal,vendburim i miliona ton krom i pastë r. Tashmë nuk ka gjë tjetër,vetë m ca minerale dhe ato vidhen me cdo mjet,cdo cmim përfshirë edhe cmimin e jetës.

Cdo gjë në ato grmadha janë po ato që kanë qenë . Galeritë kryesore dhe puset janë po ato të regjimit komunist,sistemi ajrimit po ai, ndoshta dhe me keq. Për të mos folur për masat e sigurisë që janë pothuajse inegzistente. Masa që askush nuk mendon ti shtojë pavarësisht cdo jete të humbur aty,cdo fryme të fundit në ato gë rmadha gjigande. Asgjë nuk investohet.

Përkundrazi cdo gjë aty vidhet. Gara për të zhvatur cdo cep të mundshëm,pengon një investim në sigurinë e puntorëve,në ngritjen e rrogave, në cdo kërkim të zonave të reja me krom. Firma fantazme cdo ditë shtohen e gllaberojnë cdo centimetërtokë .

Të fortë që vriten cdo ditë për këto centimetra që vlejne miliona. Qeveritë e një pasnjë shme,ministrat e ekonomisë së cdo rangu,cdo partie,deputetë dhe jo vetëm. Politikan të vetquajtur padron të këtij vendi, të këtyre puntorë ve dhe të jetëve të tyre. Të gjithë këto tallen,vjedhin dhe poshtërojnë cdo bulqizak dhe jo vetëm.

Pushtetarërt japin leje të copezimit të minierave dhe galerive miqve të tyre milioner,trafikantë ve të rendomtë ,njerëz me potencial fortë sie,gjithkujt që në n dorë i jep ca lek nga vjedhja e Bulqizë s. Pas cdo galerie fshihet dicka e madhe. Fshihen pronarë mediash që u mbyllin gojë n e qytetareve,të bëjnë të bardhë të zezë ,te paktë n 10-15 gangster te zones,ca miq ministrash etj.

Kjo lloj politike e shfrytëzimit të kë saj miniere con në degradim të më tjeshem te saj. Bulqiza mban në vetvete pasuri të jashtë zakonëshme. Ky qytet duhet të ishte qyteti më i pasur në europë . Ekonomistet hamendësojne që në rast se do ishte menaxhuar ashtu sic duhet gjërat do të ishin ndryshe edhe për ekonominë e shtetit.

Gjithcka do të ndodhte nese! Por realiteti ë shtë krejt ndryshe. Ky qytet ë shtë qyteti më i varfër në Shqipëri. Fëmijë që punojnë në miniere. Familje pa bukë që hanë misër të zier në mungese të saj.

Kjo gjendje vazhdon prej vitesh,e kush është banorë kësaj zonë e din mjaft mirë cdo të thotë te kesh humbur dikë në miniere,të kesh një të paralizuar në shtëpi e askush nuk të kujton,të vdesesh për bukë e më e keqja të mos kesh as varrin e të afermit sepse ai ndodhet qindra metra poshtë këmbeve të tyre…

Share: