Sot Dibra duhet të zgjedhë mes një mjeku të majtë dhe një ekonomisti të djathtë që do të drejtojë bashkinë për 3 vitet e ardhshme. Zgjedhjet e parakohshme në Dibër mbahet pas shkarkimit të Shukri Xhelilit i cili u përfshi në nëj skandal seksual.
E gjithë qeveria dhe gjithë demokratët kanë marrë pjesë në fushatën e Dibrës, kjo jo vetëm për të bërë propagandë për Muharrem Ramën (PS) dhe Sherefedin Shehu (PD) por edhe për faktin se “Dibra” shihet si test për zgjedhjet e përgjithshme të 2017-ës.
Për ditën e sotme, policia thotë se gjithçka ka nisur normalisht dhe nuk është raportuar asnjë problem në qendrat e votimit. Ndërsa PD akuzon për blerje votash nga koalicioni i majtë.
Policia
Dorëzimi i qendrave të votimit, nga strukturat e Policisë Dibër ka filluar që prej orës 06:00 të mëngjesit. Deri në orën 08:00 janë dorëzuar pa asnjë problem nga ana e Policisë 117 qendra të votimit, pasi 1 qendër votimi në Armollë në Lurë ende nuk është paraqitur i gjithë komisioni për të bërë marrjen në dorëzim të kësaj qendre.
Ora 08:30 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon se në të gjithë Qendrat e Votimit te Bashkise Diber ka filluar procesi i votimit.
Përjashtim bën QV e njësisë administrative Fush Cidhen ku ka humbur vula e sekretarit dhe KQZ është vënë në levizje nga KZAZ nr. 19, Dibër, për të bërë zëvëndësimin e vulës.
Partia Demokratike
Partia Demokratike ka akuzuar ne mengjes disa zyrtare te larte te policisë dhe administratës publike se kane shperndare leke dhe miell gjate nates në këmbim të votës.
“Shtabi Elektoral i Partisë Demokratike ka marrë informacion për shpërndarjen e parave, thaseve me miell si dhe perpjekje per shantazhe ndaj votuesve gjatë natës së mbremshme nga disa grupe të strukturuara kriminale të drejtuara nga administratorë, kryepleq dhe drejtorë e zyrtare të administratës publike, nën mbrojtjen e nje grupi punonjesish te policisë të drejtuar nga kryekrimineli Bert Aga.
Kështu, banoret e Maqellares kanë kapur ne mesnate duke shperndare leke per blerje votash zyrtarin e Drejtorise se Tatimeve Artan Isaku, vartes i shtetasit Dionis Ymeri me detyre Drejtor i Tatimeve per Dibren.
Dionis Ymeri eshtë kallëzuar penalisht nga Partia Demokratike në prokurori me date 1 shtator si anetar i grupit të strukturuar kriminal për blerje votash në fushatën e Dibrës.
“Në vend të ndalimit dhe arrestimit në flagrancë të këtyre personave, segmente të policisë të drejtuar nga kryekrimineli Bert Aga, i kane dhene mbështetje këtij krimi elektoral. Bert Aga eshte kallzuar penalisht nga Partia Demokratike me 1 shtator si anetar kryesor i grupit te strukturuar kriminal i cili ne abuzim te detyres se shefit te Komisariatit te Peshkopisë.
Partia Demokratike i kerkon Prokurorisë të nisë menjëherë procedimin penal për këta shtetas.
Partia Socialiste
Ora 09:00 Shabi elektoral i Partisë Socialiste në Dibër deklaron se deputeti Flamur Noka ka ushtruar dhunë fizike ndaj Artan Iasakut. Sipas PS, demokratët po përpiqen të përhapin terror dhe të përbaltin zgjedhjet e lira. Gjithashtu socialistët thonë se “Flamur Noka dhe cubat e tij kanë ngritur postoblloqe dhe kontrollojnë qytetarët që dalin për të votuar”./Opinion.al