Jeta private e Olta Gixharit është një nga më të për folurat në media. Aktorja e njohur ka pushtuar shpesh vëmendjen e të gjithëve me historitë e saj të dashurisë, për të cilat vazhdimisht ka heshtur.
Lidhja e saj me studentin disa vjet më të vogël ishte romanca më e fundit e aktores, e cila, edhe pse u publikuan dhjetëra foto të përbashkëta të tyre, nuk e konfirmoi kurrë. Por, tashmë pas ndarjes me 22- vjeçarin Xhek Nasufi, Olta duket se ka nisur një lidhje të re. Këtë herë nuk bëhet fjalë për ndonjë djalosh më të vogël se ajo, por për një biznesmen, i cili duket se prej pak kohësh ka arritur ta bëjë për vete Gixharin.
Burime të “Bluetooth” kanë rrëfyer se Olta tashmë prej disa kohësh shoqërohet me biznesmenin nga Tirana, i cili thuhet se është totalisht i marrosur pas saj. Personi në fjalë shihet vazhdimisht me aktoren e njohur, e cilësuar madje edhe si një nga vajzat më seksi të skenës shqiptare.
Ndonëse raporti i tyre është ende në hapat e parë, sipas burimeve, ata janë lidhur shumë me njëritjetrin. Biznesmeni, i njohur në fushën e tij, por i panjohur për publikun e gjerë, thuhet ta ketë mbushur me dhurata dhe vëmendje Gixharin, e cila në të vërtetë njihet si një vajzë që e pëlqen protagonizmin. Sidoqoftë, deri tani, për lidhjen më të re Gixhari nuk ka zbuluar asnjë detaj. Madje, ajo është përpjekur ta mbajë të fshehur, larg vëmendjes së publikut. E në fakt, aktorja kështu është sjellë në të gjitha rastet kur në pyetje ka qenë jeta e saj private.
Edhe pse i është drejtuar shpesh pyetja nëse ka një lidhje të re apo vazhdon të jetë ‘single’, Olta e ka anashkaluar shpesh. Nuk do ishte çudi që, edhe në këtë rast, aktorja të bëjë maksimumin për ta mbajtur të fshehtë raportin e saj.
Sidoqoftë, urojmë që biondja bukuroshe të mos “tradhtohet” nga partneri i saj, ashtu siç ndodhi me Xhek Nasufin, i cili, ndonëse Olta përpiqej ta mbante këtë lidhje diskrete, publikoi disa foto në rrjetet sociale ku aktorja shihej qartë./Bluetooth