Home KRYESORE Demarkacioni, AAK pranon takim me Mustafën dhe Veselin

Demarkacioni, AAK pranon takim me Mustafën dhe Veselin

Kryetari i degës së AAK-së në Prishtinë, Avni Arifi thotë se nëse kryeministri, Isa Mustafa dhe kreu i Kuvendit, Kadri Veseli bëjnë ftesë për takim me qëllim që të fillohet një proces i ri i demarkacionit, kjo do të ishte një veprim i duhur për një zgjidhje permanente dhe të qëndrueshme.

Mustafa sot ka bërë të ditur se do të ftoj opozitën në takim në fillim të tetorit, e Arifi për lajmi.net thotë se edhe ashtu është humb shumë kohë si rezultat i barrikadimit qeveritar rreth versionit, për siç e quan ai, të dëmshëm Meha.Madje, AAK vlerëson se Demarkacioni është tërhequr nga Kuvendi më 1 shtator ngase, pozita nuk i ka votat për ta kaluar.

“Por nëse ftesa e tyre ka të bëjë me ndonjë përpjekje të tyre që në mënyrë dinake të procedojnë versionin ekzistues atëherë përgjigja e AAK dihet. Versioni Meha është i vdekur që nga momentin ku në mungesë të votave të deputetëve është tërhjekur nga kuvendi nga vet Kryeministri Mustafa”, thotë ai./Opinion.al

Share: