Nga Zef Bushati
Lulzim Basha shpesh deklaron se flet ne emer te opozites. Gabon ? Nuk e di dhe e ngaterron ? Apo i pelqen ? Lulzim Basha eshte Kryetar i Partise Demokratike dhe ka te drejte te flase dhe te perfaqesoje simbas statutit vetem Partine Demokratike. Partia Demokratike eshte nje nga partite e opozites. Parti opozitare jane rreth 23 parti si PR, PDK, PAA, PDNJ, PLL, PBK, PBL, PBKD, POSH, PBD, etj.
Kryetaret e partive opozitare ne nje tryeze zgjedhin Liderin e Opozites. Lider nuk eshte automatikisht kryetari i partise me te madhe te opozites. Ky eshte kryetar i imponuar dhe jo i zgjedhur. Lider i opozites mund te jete edhe nje figure tjeter i propozuar dhe i votuar nga tryeza e kryetareve.
Ne SHBA kandidati per President i Amerikes nuk eshte as kryetari i Partise Republikane dhe as ai i Partise Demokratike, por kandidaturat e deklaruara dhe te votuar nga antaret e te dy partive. Ne skenen politike shqiptare nuk ka demokraci edhe mbas 26 viteve. Shqiptaret edhe njehere duhet te kerkojne demokracine e deshiruar e te munguar.
Lulzim Basha duhet te mbaje pergjegjesine per Partine Demokratike dhe jo te gjithe opozites. Secili Kryetar i Partise opozitare mban pergjegjesi per partine e tij. Kur thuhet qe ne Shqiperi opozita nuk funksionon, do te thote se jo vetem Lulzim Basha por te gjithe kryetaret e partive opozitare mbajne pergjegjesi.