Home KRYESORE Dështon tentativa e Emiljano Shullazit për të lënë qelinë

Dështon tentativa e Emiljano Shullazit për të lënë qelinë

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda rrëzoi kërkesën e radhës të Emiljano Shullazit, i cili që prej muajit prill këmbëngul që t’i ndryshohet masa e sigurisë dhe të lirohet.

Gjatë seancës së zhvilluar ndaj Shullazit dhe dy të arrestuarve të tjerë, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi, trupa gjyqësore me relator Dhimitër Lara, vlerësoi se nuk ka ndryshuar asnjë rrethanë për të zbutur masën e sigurisë ndaj të dyshuarve.

Por avokatët e nisën këtë përpjekje pas vendimit të Gjykatës së Lartë që i la të dyshuarit në burg për llogari të hetimeve mbi një sërë ngjarjesh, që nga kanosja e dy profesorëve, deri tek gjobëvënia.

Dy muaj pas këtij vendimi duhej që Krimet e Rënda të dëgjonin prokurorinë për ecurinë e hetimeve dhe provat shtesë që mund të kishte siguruar grupi i hetimit dhe sipas avokatëve, për klientët e tyre nuk ka ende të dhëna shtesë hetimore, përveç atyre që u arrestuan në fillim

Share: