Home KRYESORE E bukur godina, por s’mbaron punë! Poliklinika e re, apararura ”të vjetra”

E bukur godina, por s’mbaron punë! Poliklinika e re, apararura ”të vjetra”

Nga Evdal Nuri

E kemi fjalën për poliklinikën e specialiteteve numër 1, apo siç njihet ndryshe “Iraniani”. Pas rikonstruksionit është vënë sërish në shërbim të banorëve të kryeqytetit. Me një investim prej 76 milionë lekësh të Ministrisë së Shëndetësisë është bërë i mundur zgjerimi i hapësirave ekzistuese. Deri këtu bukur , shumë bukur.

Të futemi në temë. Pensionistët ç’do gjashtë muaj bëjnë të gjitha analizat. Më parë vraponin nga një hyrje pallati, tek Poliklinika Qëndore, tek ajo e 21 Dhjetorit e më tej . Kudo me lodhje e rradhë të gjata e të bezdisëshme. U gëzuam e thamë shpëtuam nga ec e jaket! E bukur godina, por s’mbaron punë! Ç’më duhet forma , kur kjo s’i shërben përmbajtjes?

Mua mjeku i familjes më dha rekumandimin për të bërë E.C.O. Që në kontaktin e parë ma prenë: “Është prishur”. Kryeinfermierja më shënoi prapa recetës: “Deri sa të rregullohet aparati i E.C.O, pacientëve nuk u ofrohet shërbimi në këtë qëndër”.

– Ne i kemi njoftuar ata “sqaroi” me gojë . T’mos na sjellin pacjentët këtu, kot ju mundojnë.

S’e kush po na mundon s’meret vesh! – Të shkoj tek Qendroria, – pyeta ? – Jo ata na i kanë kthyer pacientët. – Atëhere ku të vete? – Nuk di ç’të them!

Pra sejcili e largon përgjegjësinë nga veta! Punën e tyre e quajnë të kryer kur njoftojnë se: “Aparati është prishur”.

S’i s’kemi dëgjuar qoftë dhe njeherë tek privati që “është prishur aparati”. E përkthyer kjo do të thotë, shko tek privati . Por a ka mundësi që një pensionist të bëjë analizat tek privati? Vajta përsëri tek mjeku i familjes. – Kam dëshirën e mirë për të ndihmuar, por pa analizën s’të jap mjekim!

Ku të shkojmë, jo unë por qindra të sëmurë?! Pse ky indiferentizëm nga ata që mburen për shërbimin shëndetësor? Në fund, s’ka mjekim ! Shko ku të duash… !

Po për urokulturën? Në hyrje më dhanë numurin. Isha i 115. Pas meje e 30 të tjerë Mësova aty se çdo ditë numri shkon nga 150-200. Prita tri orë. Është e vetmja për gjithë Tiranën për t’u paisur me libreza shëndëtësore për disa profesione. Këtu bëhen. Hajde mere vesh! A s’ka mundësi që një analizë urine apo feçe të bëhet në bazë lagje? Këtë s’jam në gjendje ta kuptoj.

Kjo është gjendja është në godinën e Drejtorisë Shërbimit Publik. A nuk tingëllon paradoksale një kornizë e bukur tek dera e jashtëme, ku lexohet: Të nderuar pacientë! Ju meritoni shërbim me cilësi të lartë . Njoftoni ç’do pakënaqësi, kërkesë apo sygjerim në numurin e telefonit pa pagesë. Veproni tani. Bëj të dëgjohet zëri yt. Numri i telefonit 08000111.

Ju këput shpirti për ne! Ja po ju njoftojmë, veproni tani, dëgjoni zërin tone! Zgjidheni gjithë këtë lëmsh që keni krijuar vetë!/Rubrica Leter kryeredaktorit, Dita.al

Share: