Home KRYESORE E shkuara parakalon vetetimthi!

E shkuara parakalon vetetimthi!

Nga Ilir Cuci

Kam frike te hap ditarin e jetes sime . Tani jam ne nje moshe kur me duhet te kthehem pas e te shoh jeten , pa e patur mundesine te bej retushe apo korrigjime ( nje plage me vehte kjo : ).

Fjale te hedhura pa kujdes qe krijojne fjali te thata , rezyme ditore gri , perdorim i shpeshte reticence , fjalite e ditarit tim.

E shkuara parakalon vetetimthi duke me zgjuar stacione ngjarjesh , episode qe pikojne si mbi qelq shiu vjeshtarak.

Zakoni im I kahershem per te eliminuar data ( jo pa qellim ) me ben te shfletoj ngadale dhe kujtesa thelle germon per rikujtime .

Eksistencen e tij e di vetem une. Kujdesem qe kete sekret ta ndaj vetem me vehten ( nuk e di perse ). Ndoshta disa gjera njeriu duhet ti ndaje vetem me vehten. Ndoshta ashtu dhe aty ai mund ta ndjeje vehten lakuriq , te paqte me zotin .

Shfletoj.
Pa bere ze , fletet rrokullisen njera pas tjetres shoqeruar me psheretimat e mia jo pak te shpeshta.

Fjale te pathena duket se shtyjne njera tjetren si njeriu I denuar me kondicionel me shpresen se nuk do te mund te kthehen me aty .

Fjale te lira ne nje kohe palirie , brenga dhe marrezi fjalesh , klithma ne eter , vargje pa lexues .

Kohe palirie , kohe e mbrapshte,ndjenja te burgosura , vjeshte humane e desaturuar.

Kohe ashtu , kohe keshtu , kohe mjerane , histori njerezore rene ne kurthin e cnjerezores , endra te vrara .

Shpejtoj ritmin e shfletimit si te dua te arratisem prej kllapie.

Gjyqe endrash pa ze , klonim akuzash pa pendim , besim i mbytur , etje lirie pafund , rrugetim me sens humbarak , historia ime.

Share: