Denoncimi i vajzës 12 vjeçare se u përdhunua nga njerku i saj u provua tashme edhe nga ekspertiza mjeko-ligjore. Rezultatet e bëjnë edhe më të dhimbshme ngjarjen në Fier.
Vajza me inicialet E.Y, nga fshati Mbyet i Fierit është përdhunuar edhe një ditë para arrestimit nga njerku, Ilmi Hoxha. Por akoma me e tmershme eshte se sipas ekspertëve, me fëmijën është abuzuar edhe nga persona të tjerë përveç njerkut, Ilmi Hoxha. Nga ekspertiza, rezultoi se në trupin e fëmijës janë gjetur mbetje sekretive të më shumë se një partneri.
Dyshimet e prokurorisë janë se fëmija u përdor për prostitucion nga e ëma, Selvie Yzeiraj, e cila e merrte me vete kur punonte si kamariere në lokale të ndryshme.
Për momentin 12 vjeçarja është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar në një qendër për të mitur. Gjendja e saj psikologjike është ende e ngarkuar.