Kryeministri Edi Rama, tepër i nervozuar dhe i lodhur gjatë seancës së sotme parlamentare te gjate ne te cilen foli sa per te gjithe dhe ku i është dashur të mbrojë ato çka ka pështyrë tri vite më parë, ka zgjedhur të sulmojë këdo që e ka kundershtuar!
Ai nuk ka kursyer edhe deputeten e partisë së tij, profesoreshen Mimoza Hafizin, me një gjuhë urrejtjeje të pashpjegueshme.
Gjatë fjalës së saj, Hafizi, tha se e kishte të vështirë ta kuptonte arsyetimin e kryeministrit dhe shtoi se besonte se si ajo do ishin ndjere te gjithe.
“Në 2013 janë ricikluar 10%, ndërsa vitin e shkuar 17%, dmth riciklimi është rritur me dyfishim. Pra në 2013, kur ky biznes punonte me 10% kapacitet ne e hoqëm ligjin dhe mirë bëmë, ndërsa tani që e kemi dyfishuar punën e këtyre bizneseve e risjellim ligjin. A ka njeri që e kupton këtë? Një që di të numërojë nga njëshi deri në njëzet?”, tha Hafizi ne repliken e saj.
Reagimi i Ramës ishte befasues dhe i etike për një kryeministër:
“Ti pyete a ka njeri që e kupton këtë, po ti nuk je njeri atëherë. Këtë e kuptojnë njerëzit, po ajo nuk është njeri. Që të ndjehesh si gjithë njerëzit më dëgjo. Së pari unë thashë që në 2013 ishte ca më shumë se 10%, pasi nuk ka pasur ansjëherë matje statistikore si e kemi pasur ne dhe tani është 17%, që do të thotë se këto biznese janë stërmunduar, por tani janë duke falimentuar”, tha Rama tejet nervoz e si zakonisht tejet i sigurte ne ato qe thote pavaresisht se ndryshon shpesh qendrimet!