Home KRYESORE Edmond Vlashaj përgënjeshtron Haradinaj dhe mbështet thënien e Berishes

Edmond Vlashaj përgënjeshtron Haradinaj dhe mbështet thënien e Berishes

Edmond Vlashaj, ish drejtuesi partisë Levizja per Shqiperine e Re, pasi lexoi lajmin e përgënjeshtrimit te thenieve te ish kryeministrit Sali Berisha qe shtëpia e tij ka kontribuar kundrejt UCK, nga ana e Nesim Haradinaj nje prej drejtuesve te UCK, shkruan se per shkak te impenjimeve te tij kohen e luftes ne Kosove me Karitasin Shqiptar mund te deshmoje ne vetne e pare impenjimin e familjes Berisha ne krahe te luftes se drejte te UCK.

Ja komenti i plote i Edmond Vlashaj

Pershendetje. Ne vitin 1998 une kam qene ne Tropoje te Vjeter ne ndihme te vellezerve qe po vinin nga Kosova, te shtyre prej luftes. Atje kam sherbyer per Karitasin Shqiptar ne Spitalin e Tropojes se Vjeter, por kam vene ne dispozicion gjithcka kam pasur ne dore per UCK dhe per tropojanet qe ndihmonin UCK. Dhe ta jap me 100% Garanci, qe niperit e Berishes *(djemte e vellait te Sali Berishes, si dhe njerez te tjere ne fisin e tij, sikurse shume e shume tropojane te tjere, malesore te Gjakoves) kane qene super aktive ne mbeshtetje te UCK, dhe e di e gjithe Tropoja dhe Malesia e Gjakoves se Kulla e Berishes ne Vucidol ka qene ne sherbim te UCK, besoj ndoshta ka qene nder bazat me te rendesishme ne ate kohe. Edmond Vlashaj.

Share: