Komentin e Ilir Beqjes për vdekjen e gruas shtatzënë dhe foshnjës së saj, familja e Aida Çakjes nuk e kane pritur mirë. Duket se vëllai i 35 vjeçares qe ishte dëshmitar i sorollatjeve të së motrës shtatzanë nga materniteti Koço Glozheni, në Qendrën Spitalore Nënë Tereza, tek Sanatoriumi e përsëri në maternitet nuk ka mundur ta duroje deklaraten e ministrit ne lidhje me ngjarjen.
“Nuk e pranoj dot të më thotë Ministri i Shëndetësisë që sistemi ka funksionuar. Ku e di ti? Ku e pe që sistemi funksionon, kur nuk ishe aty?” iu drejtua Ilir Beqjes vëllai i Aida Çakjes.
Për disa orë, ai eshte përballur me mjekët, të cilëve i kërkonte ndihmë për të motrën. Sipas rrëfimit në Abc News, mjekët i kishin thënë fillimisht se nuk ishin në gjendje të lexonin ekografinë dhe kjo kishte qenë arsyeja që e kishin përcjellë për në QSUT.